Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon sërish Ajola Xoxa: Sqarim mbi ”Harabelin”, nuk jam pronare…

22/02/2025 - 16:47
në Lajme
A A
Reagon sërish Ajola Xoxa: Sqarim mbi ”Harabelin”, nuk jam pronare…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, përmes reagimit të radhës, hedh poshtë akuzat për pastrim parash nëpërmjet galerisë “Harabel”, që ajo drejton.

Një sqarim tjetër mbi “Harabelin”, që për disa paska qenë një grabitqar i madh, e nis shkrimin e saj të gjatë, Ajola Xoxa. Sipas saj, duke qenë se “Harabel” është organizatë jofitimprurëse, nuk ka pronarë dhe nuk gjeneron fitime.

“Së pari, Harabel Contemporary nuk është një shoqëri tregtare (kompani), por është një Organizate Jo-Fitimprurëse (OJF). Kjo, në bazë të ligjit shqiptar, do të thotë se Harabeli NUK ka pronarë dhe NUK gjeneron fitim dhe nëse në fund të vitit financiar në llogarinë e një OJF-je mbeten të holla, ato NUK shpërndahen dhe as transferohen, por mbeten në arkën e organizatës dhe përdoren për projektet e saj në vitet pasardhëse.
Çuditërisht, në akt-akuzën ndaj meje thuhet se unë qenkam “pronare” e Harabel. A shkruhet kështu sepse akuzuesit ngatërrojnë ç’është ligjërisht një OJF apo se nuk kanë dashur të kuptojnë se unë nuk jam pronare e Harabel as ligjërisht, as praktikisht, këtë s’di ta them. Kohët e fundit nuk kuptoj më dot edhe gjëra që deri dje më dukeshin të thjeshta fare. OJF-ja që e quajtëm me emrin Harabel nisi ideimin në vitin 2017 dhe u themelua në fillim të vitit 2018. Pra ka kryer 7 vite veprimtari deri më sot. Ideimi ishte produkt i bashkëbisedimeve mes meje dhe Driant Zenelit, artist i mirënjohur bashkëkohor në Shqipëri, por sidomos ndërkombëtarisht. Në themelimin e OJF-së na u bashkuan edhe 2 vajza të tjera“.

Sipas Xoxës, ideatorët asnjëherë nuk patën qëllime fitimi, ndërsa shton se sot, Harabel numëron “një pafundësi projektesh, nga më të vegjlit deri tek shumë të mëdhenjtë”.

Teksa shpjegon se Harabel ka paguar qindra artistë, kuratorë, kompani artistike apo kompani mbështetëse në realizimin e aktiviteteve artistike, thotë se vetë nuk ka marrë para.

“Gjatë këtyre 7 viteve, që në themelim, unë kam qenë anëtare dhe Drejtuese e Bordit të Harabel (pa pagesë). Nuk kam qenë Drejtoreshë Ekzekutive e Harabel (jemi në proces) dhe angazhimi im si Drejtuese Artistike e Harabel ka qenë pa pagesë (jam paguar vetëm për 3 projekte specifike, të cilat do t’i listoj më poshtë; dhe e rinënvizoj, kjo është normale në botën artit, ndërkohë që unë të ardhurat e mia i kam nga studioja e avokatisë”.

Sipas bashkëshortes së kryebashkiakut, buxheti total i Harabel për të 7 vite ka qenë 653.591 euro bruto, ku numërohen aplikime e donatorë ndërkombëtarë, europianë e shqiptarë.

“Gjatë këtyre 7 viteve, Harabel ka përfituar vetëm 3 projekte në Ministrinë e Kulturës (totali i fondeve nga Ministria e Kulturës është e barabartë me 34’804 euro bruto, dhe këtu përfshihet edhe fondi prej rreth 20’000 euro dhënë për ekspozitën e një miti botëror si Salvador Dali… llogarisni pra fondet minimale 2 projekteve të tjera) dhe vetëm 2 projekte në Ministrinë e Turizmit (10’431 euro bruto total për të dy projektet bashkë).
Theksoj se as unë, as ndonjë tjetër në Harabel nuk kanë asnjë konflikt interesi me këto dy Ministri. Gjithashtu, theksoj se unë nuk kam marrë asnjë pagesë prej këtyre projekteve.
Pra, në 653’591 euro total buxheti të Harabel në SHTATE VJET totali i fondeve nga Ministria e Kulturës plus ajo e Turizmit, është 45’235 euro (ku gati gjysma është për sjelljen e veprave autentike të Salvador Dali në Tiranë). Harabel nuk ka marrë asnjë fond tjetër të prejardhur nga insitucione publike shqiptare“.

Harabel nuk ka marrë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës, vijon Xoxa, ndërsa pretendon se Erion Veliaj ka ardhur vetëm një herë në zyrat e “Harabel” për të marrë djalin.

“E lexuat mirë dhe unë kësaj deklarate i dal për zot dhe sfidoj çdo baltosës publik timin të më nxjerrë një provë të vetme për të kundërtën. Provë, jo thashetheme tavolinash e portalesh nga dosja e akuzuesve të mi, e cila ka përmasa të frikshme tendencioziteti dhe cudirash juridike.
Në 7 vite aktivitet të Harabel, ku kam dhënë shpirtin, mendjen, kohën, të gjithë pasionin tim, për të ndihmuar në krijimin e një realiteti kulturor të nivelit më të lartë, që mos t’i jetë mangut në asgjë ballafaqimit me skenën europiane, unë nuk kam marrë kurrë rrogë, nuk jam paguar kurrë si drejtuese artistike, nuk jam paguar kurrë për dhjetëra e dhjetëra ekspozitat dhe eventet që kam ndjekur si kuratore dhe nuk jam paguar kurrë nga asnjë fond me prejardhje publike. Kjo është e vërteta ime e thjeshtë dhe kaq torturuese tanimë, kur si në një ëndërr të keqe më duket të përballem me një “vete” që ma kanë krijuar të tjerët për të më bërë keq sa s’ka më keq.
Në 7 vite ekzistencë të Harabel, unë jam paguar gjithsej 20’521 euro brut (që do të thotë 17’442 euro net) në total, për 3 projektet si më poshtë:
– 8’858 euro net, për projektin 2 vjeçar SPARE, projekt i financuar nga Creative Europe (pra fond europian), me Harabel si partner dhe jo si lider, pjesë e një grup organizatash të huaja pjesëmarrëse, ku jam përzgjedhur nga ky grup organizatash në Skuadrën Drejtuese Artistike të projektit (këtë emër mbante) përgjatë 2 viteve të projektit;
– 4’335 euro net, për menaxhimin artistik të prodhimi të një filmi mbi Sabiha Kasimatin, financuar nga Fondacioni Merz (Itali);
– 4’250 euro net, për dizenjimin vizual të Festivalit të Dancit Bashkëkohor, projekt i Angjelin Preljocaj, D18 (Paris) dhe MEKI, pagesë e cila është financuar nga një kompani e madhe private shqiptare, shumë e njohur në mbështetjen e projekteve kulturore.
Pra, sic thashë, jam paguar 17’442 euro net në 7 vite punë për Harabel dhe zero nga këto pagesa të miat kanë prejardhje nga fonde publike. Të gjitha këto i kam deklaruar edhe në deklaratën time vjetore në ILDKPI.
Unë jam munduar gjithmonë të qëndroj në hije të Harabel, e kam ditur fort mirë se një kategori mediatike kërkon gjithmonë ta lidhë veprimtarinë time me Erionin. Ndërkohë e vërteta është që Erioni gjithnjë ka qëndruar larg dhe ka dyshuar shpesh se ky aktivizmi im social-kulturor do të më kthente në target. Në të gjithë këto 7 vite të ekzistencës së Harabel apo 17 vite të punës time si juriste apo avokate, Erioni ka ardhur në zyrat tona vetëm 1 herë, po po, vetëm NJE herë, dhe atë herë ka ardhur për të sjellë djalin“.

Në fund, Ajola Xoxa e mbyll me bindjen se nga ky hetim, do të marrë pafajësinë.

“Po aq është fakt se kemi bërë një punë shumë të madhe e domethënëse për skenën kulturore shqiptare. Ata që na kanë ndjekur, e dinë. Të tjerët do ta mësojnë kur pafajësia ime të marrë vulën e drejtësisë”. /tch/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë