
Kryeshefi i Trepçës, Enis Abdurrahmani ka nxitur sot reagime në rrjete sociale, meqë ua pezulloi mëditjet minatorëve të Trepçës.
Lidhur me zhvillimet e fundit dhe mbledhjen e Këshillit e cila nuk solli rezultate pozitive ka reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, shkruan Gazeta Onine Veriu.info.
Ajo përmes një komunikate ka informuar për gjendjen e vështirë të minatorëve, mungesën e interesit të palës tjetër për një komunikim që do të dërgonte në një zgjidhje të përbashkët.
Edhe pas rritjes së tensioneve, dhe presionit mbi palën puëntore sindikata ka dhënë mesazhin e saj se nuk do të pranojë kompromise dhe nënshtrim.
Postimi i plotë i Sindikatës:
Me datën 24.08.2023 morëm pjesë në një takim në të cilin ishim të ftuar Zv. Ministri i Republikes së Kosovës Z. Getoar Mjeku, Z. Valon Prebreza, Menaxhmenti i Nderrmarrjes dhe ne si Përfaqesues të Sindikates së Pavarur të Minatorëve të Trepçes.
Për korrektesi njoftoj antarët e sindikates se ky takim ishte pa kurfar përmbajtje, qëllimi apo vullneti të sinqert për të dhënë kontribut në tejaklimin e problemeve nga menaxhmenti. Përderisa Z.Mejku dhe Z. Prebreza diskutuan për rëndësin e ndërmarrjes Trepca Sh.A., dhe nevojen për investime kapitale në ndërmarrje, duke mos u lëshuar në trajtimin e problematikave reale me të cilat ballafaqohemi vazhdimisht.
Takimi i djeshem përkundër dëshires dhe përpjekjeve tona si sindikatë për të adresuar problemtikat me të cilat ballafaqohemi dhe për të gjetur zgjidhje konkrete nga ana e menaxhmentit nuk kishte nje përpjekje e sinqert për të gjetur rrugen e bashkpunimit dhe tejkalimit të sfidave me të cilat ballafaqohemi. Ne adresuam shqetësimin tonë lidhur me ndaljen e pagave për minatorërt grevist, duke kërkuar ekzekutimin e plotë të pagave, por menaxhmenti refuzoi kërkesën tonë, duke lënë të kuptojmë se djersa e minatorit nuk do të kompenzohet.
Të nderuar antar, ju njoftoj se dallimet ndërmjet menaxhmentit të ndërmarrjes dhe sindikates tonë janë të thella. Qoft për nga trajtimi i djerses së minatorve për punen e tyre apo trajtimi i kërkesave të tyre. Ndalja e pagave për minatorët grevist është e papranueshme dhe do të na obligoj ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore, deri në realizimin e të drejtave tona.
Ne minatorët e ndermarrjes Trepça Sh.A. me shumë se kurdoher duhet të jemi të bashkuar dhe të ia bëjme me dije secilit që fati i minatoreve dhe buka e familjes se tyre nuk do ti lihet nën mëshiren e cilitdo kryeshef apo menaxhment.
Koha kur minatoret janë lënë nën mëshiren e fatit ka përfunduar. Ne do të kërkojmë realzimin e të drejtave tona në çdo rrugë dhe mjet ligjor.
Minatoret nuk nënshtrohen dhe nuk shantazhohen kurr.
Me minatorët!
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçes së Kosovës.












