Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagon Torcida: Ishin kundër rikthimit të Hajrizit, ai kapi organet gjenitale dhe shau në drejtim të grupimit të tifozëve

18/10/2023 - 23:44
në Sport
A A
Reagon Torcida: Ishin kundër rikthimit të Hajrizit, ai kapi organet gjenitale dhe shau në drejtim të grupimit të tifozëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas reagimit të Drilon Hajrizit, i cili tha se individët që tentonin të më dekoncentronin nga loja duke më sharë dhe quajtur tradhëtar e morën përgjigjen e merituar, ka reaguar grupi i tifozëve “Torcida’, ku thonë se provokimi erdhi nga basketbollisti duke kalur organin genital, transmeton VeriuInfo.

“Torcida” thotë se pas sharjeve ndaj tij nga individë të caktuar, erdhi veprimi i papranueshëm nga lojtari në fjalë, që sipas “Torcidës” ai kapi organet gjenitale dhe shau në drejtim të grupimit të tifozëve, me çrast krahas komunikatës është publikuar edhe një video e momentit.

Komunikata e plotë e Torcidës:

Të nderuar anëtarë të “Torcidës”, të nderuar mitrovicas.
Shumë llafe e diskutime, e edhe më shumë thashetheme kishte në qytetin tonë, e sidomos në rrjete sociale, pas ndeshjes së fundit të skuadrës sonë të zemrës, KB Trepça.

Gjërat mbetën pa u sqaruar dhe nga një pjesë, jo e madhe, gishti është drejtuar nga tifo-grupi ynë.
Nuk është sekret që nga fillimi kemi qenë kundër kthimit të basketbollistit me numër 12 në skuadrën tonë, për arsye tashmë të njohura. Për të mirën e Trepçës, kishim një lloj pajtimi që ai të luante për klubin e qytetit. Por jo të gjithë individët, jo të gjithë anëtarët tanë, janë pajtuar me paraqitjen e tij me ngjyrat e skuadrës. Dhe sharjet e individëve të caktuar ndaj tij nuk kanë ndodhur për herë të parë.
Sharje të individëve të caktuar, jo të orkestruara dhe jo në grup, kishte edhe në ndeshjen e fundjavës ndaj Vëllaznimit. Më pas erdhi veprimi i papranueshëm nga lojtari në fjalë. I kthyer me fytyrë nga “Torcida” ai kapi organet gjenitale dhe shau në drejtim të grupimit të tifozëve. Kjo revoltoi anëtarët tanë dhe sharjet u intensifikuan.
Për eskalimin e situatës si tifo-grup nuk jemi përgjegjës dhe nuk pranojmë që të etiketohemi si të tillë.
Ndaj lojtarit që nxiti situatën e pakëndshme kërkojmë që klubi të marr masa disiplinore. Atyre që e shfrytëzuan situatën dhe u munduan të fyejnë tifo-grupin tonë u themi që ne në tribunë ishim edhe kur skuadra e zemrës po kalonte ditët më të vështira e po ashtu kur kalonte ditët më të mira. Ishim aty edhe në udhëtimet më të vështira e më të rrezikshme. Ishim aty për ta mbrojtur e përkrahur klubin, që është i qytetit e i qytetarit e assesi i individëve të caktuar.
Ne do të vazhdojmë të jemi në tribunë, në përkrahje të Trepçës, pavarësisht valëve që sjell jeta. Urojmë që klubi të vazhdojë me suksese se vetëm kështu disa nga ju i shohim në tribuna.

Ne do të jemi në tribunë, sepse:
Trepça është e Mitrovicës
Torcida është e Mitrovicës
Trepça frymon me Mitrovicën dhe Torcidën
Torcida ekziston për Trepçën
Dhe, po, Trepça nuk është Trepçë pa Torcidën

Për fund, mos harroni
Vetëm Trepça është e paprekshme, individët shkojnë e vijnë
TREPÇA është simbol
Torcida është gardiani i saj
Faleminderit

https://veriu.info/wp-content/uploads/2023/10/393990676_1406803020272337_5040204210138942152_n.mp4

JU REKOMANDOJMË

Rrahmani në verë largohet nga Napoli
Sport

Finalja e Superkupës së Italisë: Rast i mirë që Rrahmani ta mbyll vitin me trofe

22/12/2025 - 11:07
Arteta beson te titulli: Këtë herë jemi gati ta kthejmë avantazhin në sukses
Sport

Arteta beson te titulli: Këtë herë jemi gati ta kthejmë avantazhin në sukses

22/12/2025 - 11:05
Kylian Mbappe merr propozimin e “çmendur”
Sport

Mbappe ia theu rekordin Ronaldos, por jo edhe një rekord të madh të Messit

22/12/2025 - 11:04
Kështu reagoi Cristiano Ronaldo kur Mbappe ia barazoi rekordin e tij
Sport

Kështu reagoi Cristiano Ronaldo kur Mbappe ia barazoi rekordin e tij

21/12/2025 - 12:20
Armando Broja pas golit me mesazh për tifozët: Pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua
Sport

Armando Broja pas golit me mesazh për tifozët: Pashë reagimin tuaj dhe do të thotë shumë për mua

20/12/2025 - 21:45
Rashica shënon supergol në Turqi
Sport

Rashica shënon supergol në Turqi

20/12/2025 - 19:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Kapen” Edi dhe Fjolla, banorët ndërhyjnë në mes! (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë