Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar ndaj bashkëpunimit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si një koalicion të interesave të ngushta dhe jo në shërbim të qytetarëve.
Në reagim thuhet se ky bashkim konfirmon atë që, sipas VV-së, ishte e qartë që nga balotazhi në Prishtinë, duke akuzuar dy partitë se po rreshtohen për të ruajtur interesa të përbashkëta politike.
VV thekson se, pavarësisht përplasjeve të mëhershme, bashkëpunimi aktual dëshmon se dallimet mes tyre kanë qenë vetëm retorike dhe të lidhura me pushtetin.













