
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar rreth përvjetorit të 24 të Masakrës së Reçakut.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Haxhiu tha se për këtë ngjarje, fajtorët edhe më tutje nuk kanë dhënë përgjegjësi, për më tepër lartësohen e vlerësohen nga Serbia.
“Në kujtim të 45 civilëve të paarmatosur që u vranë nga militarët serbë gjatë masakrës së Reçakut. Për këtë ngjarje, drejtësia edhe më tutje s’është vendosur, teksa ata që e kryen atë janë të lirë, për më tepër lartësohen nga Serbia. Kërkesa jonë për drejtësi nuk do të pushojë asnjëherë”, shkroi tutje ajo.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:












