Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, në fjalën e mbajtur në Kuvend ka deklaruar se shtyrja e mbajtjes së kësaj seance plenare tregon për papërgjegjësinë totale të minsitres Rozeta Hajdari.
Ai i bëri ftesë ministres Hajdari të japë dorëheqjen nga pozita e minsitres.
“Ky raportim i ministres Hajdari eshte kerkuar ka kohe. Vete shtyrja e një raportimi të tille per 8 muaj, deshmon papërgjegjësinë totale të kësaj ministre. E di që koleget e pozitës e kanë për detyre me ndihmu Qeverinë. Me menyrën që po e bëni spo ndihmoni as Qeverinë e as vendin.Unë kisha ba ftesë të sinqertë me mbyll këtë debat dhe me dhënë dorëheqjen. Unë po mendoj se keni presion shumë të madh mos me dhanë dorëheqjen.Me dorëheqjen e shpëtoni veten dhe parlamentin mos me u marr me këtë punë
”Reçica ka sjellë në kujtesë edhe deklaratën e ministres Hajdari kur e njëjta ishte përfshirë në një aksident.
Ai shtoi se vetëm nga deklarata që ka dhënë se “femija e ka shkel veturën’ tregon për nivelin e saj.
“Vetem me deklaratën që femija e ka shkel veturën tregon për nivelin që ti e ke” tha Reçica raporton “Gazeta Blic”













