Siç duket rritja e çmimit të naftës nuk ka të ndalur.
Sot ky çmim ka arritur në 1,62 euro për litër.
Kjo rritje shënon vlerën më të madhe në Kosovë për 20 vitet e fundit.
Ndërkaq, ky çmim është tejet i lartë për qytetarët e Kosovës të cilët krahas kësaj po përballen me ngritje të vazhdueshme të çmimeve muajt e fundit.













