Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rekord në Gjermani: Mbi 4100 qytetarë nga Kosova morën shtetësinë në landin e Bavarisë gjatë vitit 2025

09/05/2026 - 11:11
në Lajme
A A
Rekord në Gjermani: Mbi 4100 qytetarë nga Kosova morën shtetësinë në landin e Bavarisë gjatë vitit 2025
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Viti 2025 ka shënuar një rekord historik në landin e Bavarisë në Gjermaninë jugore, numri i personave që kanë marrë pasaportën gjermane ka arritur nivele të papara deri më tani.

Sipas të dhënave më të reja, qytetarët nga Kosova renditen ndër grupet kryesore që kanë përfituar nga ky proces.

Sipas gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung”, rreth 60’000 njerëz janë bërë shtetas të rinj të Bavarisë gjatë vitit të kaluar. Në këtë statistikë rekord, Kosova zë një vend mjaft të rëndësishëm.

Raporti specifikon se rreth 4100 persona me origjinë nga Kosova kanë marrë shtetësinë gjermane në këtë land, duke u renditur në vendin e tretë, së bashku me Rusinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, menjëherë pas Turqisë (6495) dhe Sirisë (4979).

Zyra e Statistikave e Bavarisë bëri të ditur se numri total prej 59’573 personash të pajisur me shtetësi është pothuajse 10 për qind më i lartë se në vitin paraprak. Po ashtu, “Süddeutsche Zeitung” bën të ditur se krahasuar me vitet 2021 dhe 2022, numri i nënshtetësive të dhëna është dyfishuar, ndërsa krahasuar me vitin 2014, kjo shifër është katërfishuar.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, e cilësoi këtë si një sukses, duke theksuar se marrja e shtetësisë është një vendim i vetëdijshëm për Gjermaninë dhe Bavarinë. Shumica e personave të pajisur me shtetësi (58 për qind) janë të moshës midis 18 dhe 44 vjeç.

Për të marrë shtetësinë, aplikantët duhet të dëshmojnë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, të sigurojnë jetesën vetë, të kalojnë testin e nënshtetësisë dhe të mos kenë dënime penale. Megjithëse ligji aktual i reformuar në verën e vitit 2024 e shkurtoi kohën e qëndrimit të nevojshëm nga tetë në pesë vjet dhe lejoi dyshtetësinë, ministri Herrmann ka bërë thirrje për rregulla më të rrepta.

Ai kërkon rikthimin e kriterit prej tetë vitesh qëndrim, duke argumentuar se kjo kohë garanton një integrim më serioz dhe të plotë në jetën gjermane. /Telegrafi/

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Peci këshillon ata që u larguan nga Guxo e shkuan te Vjosa Osmani: Mos i jepni zor

Peci këshillon ata që u larguan nga Guxo e shkuan te Vjosa Osmani: Mos i jepni zor
13/05/2026 - 18:50

Bashkëkryetari i GUXO-s, Faton Peci e ka dhënë një “këshillë” për ish-anëtarët e kësaj partie që iu bashkuan Vjosa Osmanit. Në DPT te Fidani, Peci u ka kërkuar...

Më shumëDetails

Lushi: Në kryesi të PDK-së po i fërkojnë duart në mundësi të dënimit në Hagë për ta marrë në dorë partinë

Lushi: Në kryesi të PDK-së po i fërkojnë duart në mundësi të dënimit në Hagë për ta marrë në dorë partinë
13/05/2026 - 18:46

Ish-eprori i UÇK-së nga batalioni “Atlantiku”, Uk Lushi ka hedhur akuzën se disa anëtar të kryesisë së PDK-së po përgatiten për mundësinë e dënimit të ish-themeluesve të partisë...

Më shumëDetails

AGK dhe disa organizata shprehen të zhgënjyera me emërimin e Rilind Gërvallës si U.D i RTK1, 3 dhe 4

AGK dhe disa organizata shprehen të zhgënjyera me emërimin e Rilind Gërvallës si U.D i RTK1, 3 dhe 4
13/05/2026 - 18:38

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi bordi i RTK-së e ka emëruar Rilind Gërvallën si ushtrues detyre i drejtorit në RTK1, RTK2 dhe RTK3. AGK-ja së...

Më shumëDetails

Mitrovicasja Fixhrije Dragaj kandidon për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit

Mitrovicasja Fixhrije Dragaj kandidon për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit
13/05/2026 - 18:19

Juristja mitrovicase, Fixhrije Dragaj, do të jetë kandidate për deputete nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Kandidimi i saj vjen pas një angazhimi e përvoje...

Më shumëDetails

U përfshi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, reagon Osman Musliu

U përfshi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, reagon Osman Musliu
13/05/2026 - 18:17

Osman Musliu, hoxha nga komuna e Drenasit që është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, ka dalë me një shkrim pas reagimeve të shumta në lidhje me këtë....

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitje
13/05/2026 - 18:05

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person që dyshohet se është i përfshirë në një vepër të grabitjes. Në njoftimin e Policisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë