
Banditët serbë edhe sot kanë vazhduar me vendosjen e barrikadave të reja në Zubin Potok.
Ekipi i gazetarëve i Veriu.info sot ka qendruar në Zubin Potok, ku fillimisht ka hasur në një barrikadë prej tre kamionësh në rrugën magjistale rreth 5 km në hyrje të këtij qyteti verior të Kosovës.
Ky bllokim i rrugës duke se është i vlefshëm edhe për veturat e serbëve lokal, ku shihet se edhe nuk mund të kalojnë.

Për të arritur në Zubin Potok, është dashur të ndiqet një rrugë lokale e cila të dërgon në qytet, por që deri atje nuk shihet asnjë zyrtar i policisë së Kosovës.
Në dalje të qytetit të Zubin Potokut, shihen kamionë tjerë mbi urën e liqenit të Gazivodës. Aty shihet se banditëve serbë nuk po iu mjafton as kjo, pasi që është filluar edhe me vendosjen e barrikadës së re me drunj.

Ndërkohë që serbët që kujdeseshin për barrikadën qendronin në objektin e pompës së derivateve që gjendej aty pranë.
Edhe pjesëtarë të trupave KFOR-it vëzhonin nga rreth 100 metra distancë, por që nuk intervenonin në pengimin e vendosjeve të barrikadave të reja.

Gjatë gjithë përgatitjes së reportazhit nuk është parë asnjë policë i Kosovës që nga fshati Qabër e deri dalje të Zubin Potokut, për dallim prej forcave të KFOR-it dhe EULEX-it që vëzhgonin terrenin kryesisht duke lëvizur, por edhe në disa pika duke qëndruar statik.
Ju sjellim pamje ekskluzive të bëra nga ekipi i gazetarëve të Veriu.info:











