
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas reshjeve të sotme ku ka dalë nga shtrati lumi Tërstena, shkruan Veriu.info.
“Menjëher sonte kam marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe kam krijuar Shtabin Emergjent, me të cilët bashkarisht jemi në terren”, ka shkruar Idrizi.
Postimi i plotë:
Të Nderuar Qytetarë
Pas vershimeve të fundit që ndodhen në oret e mbremjës situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos pas daljes nga shtrati i lumit Tërstena.
Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që oret në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit.
Menjëher sonte kam marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe kam krijuar Shtabin Emergjent, me të cilët bashkarisht jemi në terren.
Ftojmë qytetarët të cilët banojnë Afër Lumit “Podranqa” dhe “Terstena” të jenë të gatshëm për evakuim.
Numrat Kontaktues:
049-115-559
044-196-814
045-398-969
Drejtoria e Emergjencave.










