Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Reuters”: Turqia e gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë, nëse ka nevojë

06/03/2025 - 16:16
në Kryesore, Lajme
A A
“Reuters”: Turqia e gatshme për të dërguar trupa në Ukrainë, nëse ka nevojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Turqia, e cila e ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO pas Shteteve të Bashkuara, do të mund të kontribuonte në një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, ka thënë një burim brenda Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë.

“Çështja e kontribuimit në një mision do të shqyrtohet, nëse vlerësohet si e nevojshme për vendosjen e stabilitetit rajonal dhe paqes dhe do të vlerësohet në mënyrë të përbashkët me të gjitha palët përkatëse” – iu tha ky burim gazetarëve në Ankara, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Fuqitë kryesore ushtarake të Evropës, Britania dhe Franca, tashmë e kanë diskutuar mundësinë e dislokimit të trupave në një forcë të mundshme për vëzhgimin e një armëpushimi në Ukrainë pas një pakti të paqes në të ardhmen, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk do të dërgojnë ushtarë atje.

Ukraina thotë se çfarëdo marrëveshjeje e paqes do të kërkonte një forcë të fuqishme në terren për të ofruar garanci të sigurisë. Moska ka dalë kundër çfarëdo dislokimi të forcave të vendeve të NATO-s, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai beson që Rusia mund të pajtohet me këtë ide.

Burimi turk, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se diskutimet për një dislokim të forcave turke mbetet konceptual dhe se nuk është marrë ende ndonjë vendim konkret.

“Koncepti ende nuk është përcaktuar qartazi” –shtoi burimi.

Nëse Turqia do të dislokonte trupa, burimi theksoi se së pari do të duhej të shpallej një armëpushim mes Ukrainës e Rusisë dhe në dislokimet fillestare do të duhej të përfshiheshin njësite joluftuese për ta vëzhguar armëpushimin.

Mediat turke raportuan javën e kaluar se presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, kishte diskutuar një dislokim të mundshëm të trupave me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë takimeve të ndara me ta në Ankara muajin e kaluar.

Turqia nuk është bërë pjesë e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe ka ndërmjetësuar marrëveshje në të kaluarën mes Kievit e Moskës, si marrëveshja për transportimin e drithit ukrainas nëpër Detin e Zi./Nacionale

JU REKOMANDOJMË

Raportimet se janë suspenduar 4 policë për shkak se bën shaka me Dimal Bashën, IPK: Nuk rekomanduam suspendim për këtë rast
Lajme

Raportimet se janë suspenduar 4 policë për shkak se bën shaka me Dimal Bashën, IPK: Nuk rekomanduam suspendim për këtë rast

16/09/2025 - 21:27
Dimal Basha takon Ambasadorin e Francës, komunikata e Kuvendit: U diskutua edhe për ndikimin rus në Evropë
Lajme

Dimal Basha takon Ambasadorin e Francës, komunikata e Kuvendit: U diskutua edhe për ndikimin rus në Evropë

16/09/2025 - 21:19
EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan
Kryesore

EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

16/09/2025 - 21:00
Kurti tha se para qeverisjes së tij litri i qumështit është shitur 20 centë, demantohet keq nga një fermer: Kurrë prej që punoj nuk ka ndodhur kjo
Ekonomi

Kurti tha se para qeverisjes së tij litri i qumështit është shitur 20 centë, demantohet keq nga një fermer: Kurrë prej që punoj nuk ka ndodhur kjo

16/09/2025 - 20:45
Maliqi bën dallimin në krahasimin Kosovë-Ukrainë, tregon se cila është beteja e sotme e Kosovës
Lajme

Maliqi: Prokuroria po tenton të dëshmojë zinxhir komandues, gjykatësit me pyetje ndaj Rubin po përpiqen të kuptojnë thelbin e vendimmarrjes në UÇK

16/09/2025 - 20:39
Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij
Kryesore

Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

16/09/2025 - 20:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    Ky është i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • E rëndë: Shoferi i kamionit pësoi sulm dhe goditi 20 vetura, u gjet i vdekur

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ky është 40 vjeçari Brahim Ramusa që mbeti i vrarë në Ferizaj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë