Ish-kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Sali Rexhaj, ka deklaruar se përfshirja e tij në garën zgjedhore ka ndodhur pa përgatitje paraprake dhe pa ambicie personale për t’u zgjedhur deputet, raporton GazetaBlic.
Ai ka thënë se synimi i tij ishte që AAK-ja dhe Ramush Haradinaj ta kalonin pragun zgjedhor dhe të siguronin grup parlamentar.
Rexhaj ka ngritur akuza për manipulim të procesit zgjedhor, duke edhe akuzuar Albin Kurtin për, siç tha ai, blerje votash përmes shpërndarjes së fondeve publike dhe manipulim të datës së zgjedhjeve, duke vlerësuar se qeveria e dalë nga këto zgjedhje nuk është as legale dhe as legjitime.
Postimi i plotë:
Futja ime ne zgjedhje ndodhi shpejte dhe pa ndonje pergaditje paraprake, fare nuk kisha lidhje se si shkon fushata e procesi zgjedhore.
Per fillim e pyeta nje mik i cili e kishte pase te njejten situate si une, ishte kandidat i mergates dhe nuk shkoj fare ne Kosove gjate fushates.
Ai me tha troq se duhet ti investoj 80 000 euro nese dua qe te zgjidhem deputet, gje e cila nuk vinte ne shprehje.
Nje mik tjeter i cili poashtu ishte futur ne liste zgjedhore pa qene ne struktura partiake me keshilloj qe te angazhoj vezhgues te mi, gje e cila poashtu nuk vinte ne konsiderim, mua nuk me interesonte fare qe te zgjedhem deputet, mua me interesonte qe Ramushi ta kaloj pragun zgjedhor dhe te kete grup parlamentare. Kete e kam cekur kudo qe kam shkuar ne fushate apo ne takime. Ne intervista poashtu.
Me te shkuar ne Kosove me caktuan ne shtabin zgjedhor ne Peje, asnje prej tyre nuk i njihsha ne te kaluaren. Ali Berisha si kryetar i deges dhe shtabi i tije ishin shume korrekt, njejte si kandidatet tjere nga kjo komune.
Teper mire me priten edhe Ramushi dhe te gjitha strukturat e AAK dhe kandidatet me te cilet u takova, sidomos Daut Haradinaj e Bekë Berisha.
Thene te verteten, kurre ne jeten time nuk e kam ndier vehten me mire e me te respektuar se me keta njerez. Respekt per secilin prej tyre.
Ne anen tjeter aq shume me sulmuan sherbimet sekrete serbe permes disa njerzve te saj, sa mbeta edhe vet i befasuar. Mendoja se pas perfundimit te luftes dhe kaq viteve jasht politikes me kishin harruar. Ende nuk e kam te qarte se a isha cak i sulmeve une apo AAK e Ramushi.
Mua ne asnje rast nuk me ka interesuar se sa vota do ti mbledhe per vehte, por eshte ndjenje e keqe kur merr vesh se ligji zgjedhor paska lene mundesi qe te vidhen votat, madje ky qenka sekret publik e paska ndodhe shpesh ne te kaluaren.
Mendoj se keto zgjedhje duhet te shpallen te pavlefshme dhe te mbahen zgjedhjet tjera, nuk ka logjike qe te numerohen e rinumerohen votat kur eshte e qarte se dora e hajnave eshte fute ne kuti te votimit, kur dihet se vota eshte e shenjet.
Madje dora e hajnave eshte perzier jo vetem ne kuti te votimit, por ne krejte procesin zgjedhor. Kemi parasyshe se Kurti ka blere vota duke shperndare me miliona euro nga buxheti ne prag te zgjedhjeve, si dhe vet daten e zgjedhjeve e ka kontrabanduar bashk me Vjosen, me qellim qe te vie ne pushtet nje qeveri e cila nuk e shprehe vullnetin as nuk i perfaqeson qytetaret vendas.
Nje qeveri e dale nga keto zgjedhje nuk eshte legale as legjitime, pasi hajnia e manipulimi i percolli keto zgjedhje nga fillimi e deri ne fund.












