Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me mënyrën e re që po aplikohet këtë vit për blerjen e teksteve shkollore.
Rexhaj tha se është një kohë shumë e shkurtër për zbatimin e procedurën për blerjen e teksteve përmes këtij mekanizmi.
“Konsideroj se koha është shumë e shkurter për zbatimin e procedures së blerjes së librave me ketë mekanizem. Shkollat tash mund dhe duhet të ndihmojnë prindërit për regjistrim. Ditet në vijim do të tregojne vlerën e vendimit” tha Rexhaj për “Gazeta Blic”
Sa i përket anulimit të tenderit me vlerë 4 milion euro dhe aprovimit të atij me vlerë mbi 6 milion, Rexhaj tha se nuk është i informuar duke theksuar se e rëndësishme në këtë fazë është që shpërndarja e teksteve shkollore të jetë sa më efikase.
“Nuk jam i informuar për keto negociata dhe për aspektet financiare. Nuk mund ti vleresoj. Gjithsesi më mirë është të paguhet me pak per libra sa me cilësore dhe që shperndarja të jete sa më efikase. Për ketë të fundit kërkohet shumë punë në këtë fazë” tha Rexhaj për “Gazeta Blic”













