Drejtori i Bujqësisë në Deçan, Rifat Stojkaj ka vdekur pas një vetaksidenti i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan.
Sipas policisë, drejtuesi kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ka rënë në një kanal në skaj të rrugës.
I njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës, por fatkeqësisht aty ka ndërruar jetë.
Njoftimi:
Ju informojmë se me datën 11 maj 2026, rreth orës 01:40, Policia është informuar për një vetaksident
trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lloqan-Deçan.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor
(NJRKRR).
Në këtë vetaksident ishte e përfshirё një vetur me targa vendore.
Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe
bie nё njё kanal nё skaj tё rrugёs.
Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin
rajonal nё Pejё, mirpo aty ka ndёrruar jetё, vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në
Prishtinë, për Obduksion.














