Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rinumërimi – Deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

29/01/2026 - 23:00
në Lajme
A A
Aksioni i manipulimit të votave: Kryeprokurori i Gjakovës del në koferencë në ora 15:00
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit.

Nga këto vota të prekura, afërsisht 40 mijë u takojnë kandidatëve të Partisë Demokratike, rreth 15 mijë Vetëvendosjes, rreth 11 mijë Lidhjes Demokratike dhe rreth 4 mijë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Por, me gjithë vjedhjet brenda partiake, mandatet e deputetëve brenda partive, janë të njëjta. Dallaveret që dolën në pah përmes vjedhjes së votave të kandidatëve brenda partive, deri tash nxorën nga parlamenti i Kosovës vetëm deputetin turk, Fikrim Damkën, vendin e të cilit e ka zënë bashkëpartiaku i tij, Ergul Mazrek.

Manipulimi me vota ka ndodhur në dy forma, përmes shtimit të votave drejtpërsëdrejti në sistem nga numëruesit në rastet kur qytetarët kanë votuar më pak se 10 kandidatë dhe në marrjen e votave nga një kandidat e duke ia numëruar tjetrit, brenda partisë. E gjithë kjo bëri të nisin hetimet në disa komuna, ku shumë komisionarë e vëzhgues përfunduan edhe në paraburgim, ndërkohë që në gjithë këtë zhurmë asnjë nga deputetët, emrat e të cilëve kanë spikatur me dallime të mëdha në vota, ende nuk janë ftuar nga prokuroria, ndonëse nuk është përjashtuar mundësia për që edhe ata të jenë pjesë e intervistimeve.

Gjatë rinumërimit së fundmi të votave të Podujevës, është identifikuar një numër i madh i votave që s’përputhen me rezultatin e numërimit në fillim.

Kandidatit të Vetëvendosjes, Ejup Maqedoncit i janë hequr -404 vota. Nga e njëjta parti, vota u hoqën edhe deputetëve, Vendenis Lahut -378 vota, Adelina Stubllës -226 vota, e Albin Kurtit -96 vota.

Në radhët e Partisë Demokratike, kandidates Ditjona Statovci, i janë hequr 187 vota. Situatë e ngjashme me kandidatët e VV-së është edhe në Obiliq. Aty Gazmend Krasniqit i janë hequr -362 vota, Adelina Graincës -295 vota, e Enver Dugollit -106 vota.

Rinumërimi shënon sot ditën e 17-të, ndërsa nesër pritet të përmbyllet i tërë procesi i rinumërimit, megjithatë nuk dihet ende se kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare.

Pas përfundimit të rinumërimit do të fillojnë afatet për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe në Gjykatën Supreme. Afate për ankesa do të ketë edhe pas përfundimit të këtyre procedurave dhe pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

JU REKOMANDOJMË

Vitia i kundërpërgjigjet Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve farmaceutikë u bënë në kohën e LDK-së

Vitia: Hera e parë në 7 vjetët e fundit që shifra e ikjes së mjekëve është ulur
03/04/2026 - 14:11

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami duke i thënë se shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së. Ai, iu...

Më shumëDetails

Kusari-Lila: Çmimi tavan për naftën është 1.83 euro, ftoj qytetarët t’i denoncojnë keqpërdoruesit

Kusari-Lila: Çmimi tavan për naftën është 1.83 euro, ftoj qytetarët t’i denoncojnë keqpërdoruesit
03/04/2026 - 14:10

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar sot nga foltorja e Kuvendit se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës, sipas marzhës së...

Më shumëDetails

Tahiri: A jemi vendi më i pasur në Evropë që s’po marrim veprime për çmimin e naftës

Tahiri: A jemi vendi më i pasur në Evropë që s’po marrim veprime për çmimin e naftës
03/04/2026 - 13:57

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë gjatë seancës të jashtëzakonshme në Kuvend të thirrur për të diskutuar mbi çmimin e naftës. Ai tha...

Më shumëDetails

“Nuk muj me kontrollu nëse e heqi TVSH-në”, Bajrami-Kusarit: Si i caktoni marzhat atëherë?

“Nuk muj me kontrollu nëse e heqi TVSH-në”, Bajrami-Kusarit: Si i caktoni marzhat atëherë?
03/04/2026 - 13:45

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministres së Tregtisë Mimoza Kusari-Lila gjatë seancës në Kuvend ku po diskutohet për çmimin e naftës. Ajo kritikoi deklaratat e...

Më shumëDetails

Prokuroria demanton Pecin, thotë se gënjeu kur tha se është hedhur kallëzimi penal për rastin e subvencioneve

Peci: Propozova marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, pra të ketë pako të marrëveshjes
03/04/2026 - 13:11

Ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se Prokuroria Speciale e ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj tij për grantet në bujqësi sa ishte në krye të kësaj ministrie....

Më shumëDetails

Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abdixhikun

Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abdixhikun
03/04/2026 - 12:49

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se javën e ardhshme do të takohet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar zgjedhjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    ATK dhe Prokuroria nisin hetime mbi blerjet e veturave nga biznesmeni dhe këshilltari i Sami Lushtakut

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kurti kujdeset t’ia çojë edhe një mesazh Osmanit në ditët e fundit të mandatit, ja çfarë i thotë nga foltorja e Kuvendit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • A i është dhënë pushka në luftë Albin Kurtit? Kështu përgjigjet Sylejman Selimi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë