Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Risk i madh”, ish-Kryeministri Isa Mustafa për propozimin e tërheqjes 30% të Trustit: Çon në inflacion

22/03/2022 - 15:10
në Kryesore, Lajme
A A
“Risk i madh”, ish-Kryeministri Isa Mustafa për propozimin e tërheqjes 30% të Trustit: Çon në inflacion
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryeministri, Isa Mustafa, thotë se një tërheqje tjetër e mjeteve nga kursimet pensionale mund të destabilizoj vet Trustin. Ai në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net thotë se njerëzit kursejnë për të patur një siguri në të ardhmen, e nëse tërhiqen mjetet nga Trusti, sipas tij, mundet të ketë një tjetër rritje të çmimeve dhe inflacion. Vlerëson se Qeveria ka hapësirë të ndihmojë kategori të caktuara me uljen e tatimeve dhe akcizave.

Lidhur me tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ish-kryeministri i Kosovës e njëkohësisht ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në bisedën për Gazetën Online Reporteri.net ka vlerësuar se është shumë delikate një përgjigje rreth tërheqjes së mjeteve nga Trusti pensional, pasi sipas tij njerëzit kursejnë ato para për kohën e pensionit.

“Përgjigja është delikate lidhur me Trustin Pensional. Njerëzit kursejnë për të pasur një siguri për kohën në pension, kur ata nuk mund të punojnë. Nuk kursejnë sot për nesër”, u shpreh Mustafa.

Ndër të tjera, Mustafa ka thënë se një veprim i tërheqjes së parave nga Trusti është veprim me “rrisk të madh”, ku ka vlerësuar se kjo metodë e destabilizon Trusti-n.

“Një herë është shfrytëzuar mundësia e tërheqjes së mjeteve për shkak të pandemisë, tani kjo çështje duhet të mendohet më thellë. Kush do të kujdeset për njerëzit, nëse sot i shpenzojnë kursimet e tyre pensionale, kur ata do të dalin në pension. Është veprim me rrisk të madh. Dhe këso veprime e destabilizojnë Trustin Pensional dhe e rrisin pasigurinë për të ardhmen“, vlerësoi Mustafa në bisedën për Gazetën Online Reporteri.net.

Tutje, ish-Kryeministri Mustafa, ekonomist me profesion, përmendi disa nga pasojat që mund të shkaktohen si pasojë e tërheqjes së parave nga Trusti pensional, ku sipas tij nëse ndodhë kjo do të ketë rritje të çmimeve dhe inflacion.

“Prandaj edhe pse e kuptoj nevojën që kanë qytetarët për shkak të rritjes së çmimeve, nuk do të preferoja që të preket Trusti. Edhe një gjë duhet ta kemi parasysh. Nëse tërhiqen mjetet nga Trusti, do të rritet kërkesa në treg por në rrethanat që jemi nuk do të rritet edhe oferta. Kjo do të çojë në rritje të çmimeve dhe në inflacion. Parat e tërhequra do të vlejnë më pak. Qeveria ka hapësirë të veproj me ulje të tatimeve, akcizave, të ndihmojë kategori të caktuara”, tha ai.

Ndryshe, deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka propozuar javën që shkoi edhe një tërheqje të mjeteve prej 30% nga Trusti, pasiqë sipas të njëjtit qytetarët e Kosovës janë duke u përballuar me një krizë si rezultat i ngritjes së çmimit të Energjisë elektrike si dhe ngritjes së çmimeve të produkteve bazë.

Kryetarja e grupit parlamentar të LVV, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se grupi parlamentar I VV-së nuk e mbështesin tërheqjes së mjeteve nga Trust-i pensional.

Ndryshime në ligj lidhur me tërheqjen e mjeteve nga Trust-i ka kërkuar edhe Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së.

Në kohën kur Avdullah Hoti ishte kryeministër i Republikës së Kosovës, ishte marrë vendim që nëpërmjet Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike të lejohej tërheqja e mjeteve prej rreth 10% nga Trusti Pensional.

Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar edhe deputetët e LDK-së si dhe kryetarin e kësaj partie, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë