
Një javë para zgjedhjeve më të rëndësishme në Turqi, një bllok opozitar prej gjashtë partive, është paraqitur para mijëra mbështetësve, në një marsh të mbajtur në Stamboll.
“Ju do ta rrëzoni administratën autoritare, përmes mjeteve demokratike”, ka thënë kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroglu, para një turme të madhe. Ai ka thënë se një qeveri demokratike në Turqi, do të ishte “dhuratë për botën e politikës”.
Sondazhet tregojnë se ai gëzon më shumë mbështetje, sesa presidenti aktual, Recep Tayyip Erdgoan.
“Ne nuk do ta lëmë Republikën e Turqisë në duart e një burri”, ka thënë Kılıçdaroglu, duke iu referuar presidencës ekzekutive të Erdoganit. Ai është zotuar për të rikthyer sundimin e rendit dhe ligjit.











