Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Riza Krasniqi, kritiku letrar shqiptar për ‘KOMPLOTIN’ e Blushit: Një roman që të lë pa gjumë

24/06/2024 - 18:20
në Opinione
A A
Riza Krasniqi, kritiku letrar shqiptar për ‘KOMPLOTIN’ e Blushit: Një roman që të lë pa gjumë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga Riza Krasniqi (kritik letrar)

Shpesh më ka ndodhur që kur një libër është i mirë mos më zërë gjumi derisa ta përfundoj.
E njëjta më ndodhi edhe me librin e Ben Blushit Komploti, por në dallim prej librave të tjerë Komploti nuk po më lejon të fle edhe pas leximit!

E si mund të fle kur në këtë roman në mes tjerash lexon:
Shqiptarët i duan gjithmonë pushtuesit.

Afganët që jetojnë në Shqipëri janë grupi etnik i dytë pas shqiptarëve. Afganët lindin katër herë, shqiptarët më pak se një herë, Afganët vijnë, ne ikim. Afganët janë optimistë, ne jemi të dëshpëruar.
Afganët mendojnë për nesër, ne mendojmë për dje.
Gjysma e Kosovës ishte pushtuar nga serbët në vitin 2025, me përkrahjen ruse.
Shqiptarët nuk meritojnë më shumë se sa të drejtohen nga të vdekurit.

Historia e Shqipërisë ka më shumë tradhtarë se heronj.

As afganët, që ishin populli më i pushtuar në botë, nuk e kishin braktisur Afganistanin si shqiptarët Shqipërinë.
Ose më saktë, afganët duan të çlirojnë Shqipërinë nga shqiptarët
Ferri i shqiptarit është vetë shqiptari.
Shqipëria mund të bëhet , vetëm kur të mos e drejtojnë më shqiptarët etj, etj

Dhe pas ketyre thënieve unë e pyes veten:
Vallë kjo do të jetë ardhmërija e një vendi që dikush në roman e quan parajsë: “Unë u propozova të shkonin në parajsë, ata u kthyen në ferr”.
Vallë a thua a po e vrasim ne Nënën tonë: “ Fëmijët janë vrasësit më të dashur të nënave të tyre” ?
Vallë “sikur pesimizmi të shitej në treg” si do ti duheshin tregjet tona? “
Vallë “kur për herë të parë shqiptarët kanë të drejtë të vendosin kush do t’i pushtojë” rezulltati përfundimtar i referendumit është se “Rusia dhe Amerika kishin dalë barazim”??????

Dhe pas shumë vallë, vallë, vallë, i kthehem fillimit të romanit dhe lexoj:
“Atyre që mund t’i pengojnë ngjarjet e këtij romani të ndodhin vërtet.” Dhe mendoj se a mund t’i pengojmë dhe si mund t’i pengojmë ne ngjarjet e trilluara të këtij libri të mos ndodhin vërtet?

Kur në vitet 70 -ta të shekullit kaluar e pyeta Babain se pse tek ne po folet shumë gjuha sërbokroate ai më tregonte se kur malazezët, duke e okupuar Pejën , dhe duke i parë qytetarët që pinin çaj në ballkona i pyesin:

Çfarë po bëni?
– Ja po pushojmë po rrijmë po pijmë çaj – u përgjigjen vendasit.
– Rrini ju rrini, pushoni e pini çaj, se po mos të rrinit ju, ne nuk do vinim këtu tju pushtonim, – thanë malazesët.

Me siguri se nëse vazhdojmë duke pirë çaj, edhe mund të ndodh që në vitin 2043 një afgan të bëhet Ministër i Mbrojtjes në qeverinë shqiptare, që nëse vazhdojmë ta braktisim vendin më shumë se kurrë, edhe mund të ndodhe që gjysma e Kosovës të okupohet nga serbët në vitin 2025, që nëse vazhdojmë me këtë numër të lindjeve mund të ndodh që rezultati i referendumit do të jetë baraz!

Dhe prapë kur i kthehem fillimit të romanit: Atyre që mund t’i pengojnë ngjarjet e këtij romani të ndodhin vërtet.” Unë mendoj se Ben Blushi e ka shkruar një roman të shkëlqyeshëm të cilin duhet lexuar për shumë arsye e sidomos duhet lexuar dhe duhet menduar e vepruar, deri sa nuk është vonë, në mënyrë që këto ngjarje të mbesin vetëm të lexuara, por jo edhe të përjetuara.
Une e kamë një ide si ti pengojmë ngjarjet e këtij romani të ndodhin vërtet?

Po juve?

JU REKOMANDOJMË

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!
Opinione

Zonja presidente, rrëzojeni këtë mur!

17/07/2025 - 10:15
Maska, individualizimi vs demokraci
Opinione

Maska, individualizimi vs demokraci

17/07/2025 - 10:14
“Milani është njëfarë Bin Ladeni i Ballkanit” – Ku i mori Berat Buzhala përgjimet Kusari-Radoiçiqi?
Opinione

Vjosa Osmani po mendon të rikthehet në LDK ose ta bëj një parti të veten

16/07/2025 - 19:16
Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale
Opinione

Tridhjetë shkeljet e Gjykatës Speciale

16/07/2025 - 14:01
Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?
Opinione

Çka (s’)na tha policia, pasi i vdiq ni qytetar në pranga?

11/07/2025 - 12:29
Remi flet për bashkëpunëtorët e Serbisë: Palca e kombit tashmë i ka falur ata…
Lajme

“Blloku i Keq” s’fillon e s’mbaron me Nazim Bllacën!

11/07/2025 - 10:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë