Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rizvanolli e pi kafen e mëngjesit me dy kryeshefet e Telekomit dhe Postës, rendit sukseset e tyre

10/05/2023 - 18:24
në Kryesore, Lajme
A A
Rizvanolli e pi kafen e mëngjesit me dy kryeshefet e Telekomit dhe Postës, rendit sukseset e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se të mërkurën ka takuar dy kryeshefet e Telekomit dhe Postës së Kosovës, Burbuqe Hanën dhe Nora Rracin.

Sipas saj, të dyja këto janë duke bërë punë mbrësëlënëse për të zhvilluar ndërmarrjet shtetërore e për t’u shërbyer qytetarëve të Kosovës.

Ajo tregoi se Telekomi vetëm gjatë vitit të fundit në Kosovë ka ulur shpenzimet dhe po i zëvendëson qiratë e shtrenjta, transmeton Paparaci.

Sa i përket Postës së Kosovës, Rizvanolli u shpreh se për herë të parë në raportin e ZKA-së nuk ka opinion të kundërt.

Postimi i saj i plotë:

Gjatë kafes së mëngjesit kemi biseduar me dy kryeshefet e Telekomit e të Postës së Kosovës, Burbuqe Hanën e Nora Rracin të cilat janë duke bërë punë mbresëlënëse për të zhvilluar ndërmarrjet tona e për t’u shërbyer qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Buqja e Nora janë shembuj se si duhet punuar e luftuar për ndërmarrjet tona publike, e kjo dëshmohet nga rezultatet e punës së tyre.

Vetëm gjatë vitit të fundit, Telekomi:
– Nga EBITDA negative prej -5.85 milionë në 2019, 2022-ta është mbyllur me EBITDA pozitive prej 8.8 milionë euro;
– Nga humbjet prej -26.92 milionë euro në 2019, tremujori i parë i 2023 është mbyllur me fitim prej 0.73 milionë euro;
– Shpenzimet janë ulur nga 81.7 milionë euro për vitin 2018 në 47.4 milionë euro për vitin 2022. Trendi po vazhdon të ulet;
– Ka paguar obligime në vlerë prej 34.9 milionë euro ndaj ATK-së, Trustit e ARKEP-it, vetëm gjatë 2022 dhe TM1 2023;
– Po zëvendëson qiratë e shtrenjta;
– Po i paguan me rregull pagat dhe obligimet tatimore e pensionale;
– Për herë të parë pas vitit 2015 po investon në teknologji që do të përmirësojnë dukshëm shërbimet mobile dhe fikse. Këto investime po bëhen me huanë 13.5 milionëshe të marrë nga Qeveria;
– Ka mbuluar akset rrugore në komunat veriore dhe po vazhdon zgjerimin e rrejtit në vendbanime. Për herë të parë ka shtrirë të gjitha shërbimet në stactionet policore në komunat veriore; si dhe
– Po lufton e fiton në betejat juridike, në arbitrazhe, si dhe ka dërguar dhjetra lëndë në Polici e Prokurori.

Gjatë vitit të fundit, Posta e Kosovës:
– Nga EBITDA negative prej -277k euro në 2018, 2022-ta është mbyllur me EBITDA pozitive prej 207k euro;
– Nga humbjet prej -2.44 milionë euro në 2018, tremujori i parë i 2023 është mbyllur me -306k euro;
– Shpenzimet janë ulur nga 13.5 milionë euro për vitin 2018 në 11.74 milionë euro për vitin 2022. Trendi po vazhdon të ulet;
– Ka paguar obligime në vlerë prej 2.6 milionë euro ndaj ATK-së, Trustit e ARKEP-it, vetëm gjatë 2022 dhe TM1 2023;
– Për herë të parë në raportin e ZKA-së nuk ka opinion të kundërt;
– Po zgjeron rrjetin e zyrave postare në të gjithë vendin;
– I ka plotësuar kushtet dhe do të përfitojë nga ShUP;
– Ka arritur prezencë në pikëkalimet kufitare veriore e po vazhdon drejt pjesëve tjera në komunat veriore; si dhe
– Po paguan me rregull pagat e obligimet tatimore e pensionale.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë