Ministrja Artane Rizvanolli ka raportuar sot në Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Rizvanolli ka thënë se nuk pati mundësi të takohej me minatorët e Trepçës gjatë javës së kaluar pasi që ndodhej për vizitë në Francë dhe Gjermani.
Vizitë kjo e planifikuar kohë më parë sipas saj, ku diskutoi për investimet rreth energjisë së ripërtrishme.
Sa i përket grevës së minatorëve, ministrja tha se nuk ka qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Nuk i kemi ditur organizatorët, numrin e grevistëve dhe shumë detaje tjera që bien ndesh me ligjin”, theksoi ajo.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FInsajderiVideos%2Fvideos%2F332724432737313%2F&show_text=false&width=476&t=0″ width=”476″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>











