Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rohde: Gjermania e palëkundur në mbështetjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë

03/10/2024 - 21:16
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti i dha një muaj, Rohde kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet në 4 muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po punojnë shumë që samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 14 tetor të jetë një sukses për Kosovën dhe të gjithë rajonin. Ai theksoi nevojën e funksionalizimit të plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së lirë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rohde, në pritje me rastin e shënimit të festës nacionale “Dita e Unitetit Gjerman”, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Gjermanisë me Kosovën, megjithëse tha se ndonjë herë miqësia është ballafaquar edhe me sfida.

“Miqësia jonë me Kosovën si të gjitha marrëdhëniet janë përballur ose janë ballafaquar me sfida. Por midis miqve, ndershmëria, dialogu i hapur dhe gatishmëria për të pranuar këshilla janë themelet e forcës së vërtetë. Gjermania dhe Kosova ndajnë marrëdhëniet tona të ndërtuara mbi besimin dhe respektin, dhe besimi se përmes shkëmbimit të hapur ne gjithmonë mund të gjejmë një rrugë përpara. Një rrugë që për ne mund të rezultojë vetëm në integrimin e plotë euroatlantik të Kosovës. Derisa po flasim që Procesi i Berlinit feston 10-vjetorin e tij, ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e ardhshëm më 14 tetor një sukses për Kosovën dhe gjithë rajonin, duke u fokusuar në funksionalizimin e plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së vërtetë të lirë në rajon”, theksoi Rohde.

Ai tha se marrëdhënia e Gjermanisë me Kosovën nuk është vetëm midis dy qeverive, por është rrënjosur thellë mes popujve.

“Gjermania është shtëpia e diasporës më të madhe kosovare në mbarë botën me afro 600 mijë anëtarë dhe po rritet më tej, dhe ne kemi qenë të lidhur prej kohësh përmes kulturës dhe miqësisë familjare… Në angazhimin tonë 25-vjeçar, ne kemi qëndruar në krah të Kosovës në momente sfidash dhe mundësish, gjatë vitit të kaluar kemi shtuar kontingjentin tonë brenda KFOR-it, duke sjellë më shumë ushtarë gjermanë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë e Kosovës. Kjo pasqyron përkushtimin tonë të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në mbarë rajonin. Ne gjithashtu festojmë 25 vjet të bashkëpunimit ekonomik midis kombeve tona”, tha ai.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se shembulli gjerman është një frymëzim për Kosovën.“Për ne në Kosovë, shembulli juaj është më shumë se një frymëzim, është gjithashtu një ëndërr për të kapërcyer sfidat dhe kufizimet tona dhe për të marrë vendin tonë në klubin e prodhuesve të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Që kjo ëndërr të realizohet, mbështetja juaj e palëkundur ishte, është dhe do të jetë e një rëndësie vendimtare. Në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të kombit, Gjermania ka qenë një aleat i palëkundur, mbështetja juaj ka qenë thelbësore në forcimin e institucioneve tona, avancimin e ekonomisë dhe nxitjen e zhvillimit social. Kujtojmë mirënjohjen e thellë, rolin vendimtar që Gjermania luajti në mbështetjen e aspiratës së Kosovës në skenën ndërkombëtare”.

“Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Gjermanisë në fusha të tilla si zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shkëmbimi kulturor. Kosova po aspiron për integrim shtesë dhe më të fuqishëm në institucionet, organizatat dhe platformat rajonale dhe ndërkombëtare. Ne aspirojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, NATO, Këshillin e Evropës dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare. Ne kemi besim se me mbështetjen e Gjermanisë dhe aleatëve tanë të tjerë kyç kjo do të bëhet një histori suksesi”, tha Bislimi.

Në aktivitetin e organizuar “Dita e Unitetit Gjerman” morën pjesë edhe liderë opozitarë dhe kori diplomatik në Kosovë. /kp/

JU REKOMANDOJMË

“Fshesa” e listës së PDK-së në Prizren, a do të jetë Nait Hasani pjesë e garës?

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse jo sot, të hënën kismet
12/05/2026 - 09:56

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka konfirmuar për IndeksOnlinen se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës për deputet në...

Më shumëDetails

Cilat janë dy marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara nga Kosova me aleatët, sipas Avdullah Hotit

Cilat janë dy marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara nga Kosova me aleatët, sipas Avdullah Hotit
12/05/2026 - 09:41

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se në zgjedhjet e 7 qershorit, qytetarët e Kosovës vendosin për partneritetin euroatlantik. Hoti ka përmendur dy marrëveshje që,...

Më shumëDetails

Karton i kuq për Limajn në PDK, Lushtaku: Thaçi s’do ta bënte llaf po të ishte në të mirën e Kosovës

Karton i kuq për Limajn në PDK, Lushtaku: Thaçi s’do ta bënte llaf po të ishte në të mirën e Kosovës
12/05/2026 - 09:34

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mori kartonin e kuq nga kryesia e Partisë Demokratike që të përfshihet në listën për deputetë nga ky subjekt, në zgjedhjet e...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
12/05/2026 - 09:18

Është publikuar çmimorja e derivateve për ditën e sotme. Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë do të shitet për 1.60 euro, apo 1...

Më shumëDetails

Opinionisti Kujtim Zebica: Veprimi i Agim Veliut meriton respekt

Opinionisti Kujtim Zebica: Veprimi i Agim Veliut meriton respekt
12/05/2026 - 08:56

Opinionisti Kujtim Zebica ka komentuar vendimin e ish-kryetarit të Podujevës, Agim Veliu, për të refuzuar kandidaturën për deputet në listën e LDK-së, duke thënë se ky veprim meriton...

Më shumëDetails

Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë, rasti nën hetime

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
12/05/2026 - 08:53

Një gjykatëse ka raportuar në polici se vetura e saj zyrtare është dëmtuar nga një person i panjohur në Prishtinë. “Viktima femër kosovare (gjykatëse), ka raportuar se një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë