Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rohde i reagon Srpska’s: Shëndetësia e arsimi brenda sistemit kosovar – nën patronazhin e Asociacionit

19/09/2025 - 16:10
në Kryesore, Lajme
A A
Rohde i reagon Srpska’s: Shëndetësia e arsimi brenda sistemit kosovar – nën patronazhin e Asociacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përmes një deklarate ka demantuar Listën Srpska e cila dje pretendoi se “integrimi i institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë nuk ka qenë kurrë pjesë e negociatave apo ndonjë marrëveshjeje”.

“Dua të theksoj se kjo thjesht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Rohde.

“Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 përfshinte gjashtë pika që lidhen me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa marrëveshja e fundit e Ohrit mbi udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013 përcakton qartë integrimin e institucioneve të lartpërmendura në sistemin institucional të Kosovës nën patronazhin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Rohde tha se interpretime të tilla të paqarta të dokumenteve ndërkombëtare detyruese rrisin gjithashtu tensionet në një kohë tashmë të ndjeshme përpara zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku komunitetet lokale serbe pritet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Prandaj, do t’u bëja thirrje të gjithëve të përmbahen nga bërja e deklaratave të tilla arbitrare, dhe mund të thuhet me qëllime të këqija, që mund të dëmtojnë proceset demokratike, siç janë zgjedhjet e ardhshme”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu drejtua komunitetit serb në gjuhën serbe përmes një videoje ku ndër të tjera përmendi se në “mandatin e ardhshëm” do ta bëjnë inkorporimin e shëndetësisë dhe arsimit në një sistem të vetëm në veri të vendit.

Kurti tha se këtë do ta bëjë duke bashkëpunuar me kryetarët e rinj që do të zgjidhen nga qytetarët në zgjedhjet e tetorit.

“Sigurisht, dualizmi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk është i qëndrueshëm. Është i nevojshëm inkorporimi i tyre dhe unifikimi. Këtë nuk dua ta bëj kundër jush apo pa ju”, tha Kurti.

Pa vonuar shumë, Lista Srpska doli me një reagim duke thënë se video-adresimi nga kryeministri në detyrë është “vetëm një formë tjetër sulmi ndaj tyre, por edhe një kërcënim për mbijetesën e serbëve në Kosovë”.

“Ata thonë se kërcënimet e Kurtit për integrimin e kujdesit shëndetësor dhe arsimit nuk janë pjesë e asnjë negociate dhe tani presin një reagim të fortë nga bashkësia ndërkombëtare”.

Por, përgjigjja që morën nga Gjermania sot nuk ishte në linjë me pritshmëritë e Listës Srpska.

JU REKOMANDOJMË

Kapen rreth 30 mijë euro dhe mall i padeklaruar në Han të Elezit, Dogana jep detaje

Kapen rreth 30 mijë euro dhe mall i padeklaruar në Han të Elezit, Dogana jep detaje
07/07/2026 - 09:43

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka zbuluar mall komercial dhe para të padeklaruara në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit. Në njoftim shtohet se, në një automjet...

Më shumëDetails

Ardhja e mërgimtarëve, kaq po zgjat pritja në pikat kufitare

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
07/07/2026 - 09:20

Gjendja e qarkullimit në pikat kufitare të vendit, është e qetë dhe me fluks të ulët automjetesh. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për...

Më shumëDetails

Shtrenjtohet nafta, MINT-i publikon çmimet e derivateve

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve
07/07/2026 - 09:08

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 7 korrik 2026. Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i...

Më shumëDetails

Autostrada 200 milionëshe Shkup-Bllacë, Basha i gëzohet nënshkrimit, uron që RMV t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Dimal Basha jep lajmin e mirë për shoferët e kamionëve dhe autobusëve
07/07/2026 - 08:58

Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një postimi ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës për realizimin e autostradës Shkup – Bllacë. Ai e ka cilësuar...

Më shumëDetails

Syla: Natën e zgjedhjeve Vjosa Osmani u ofrua për koalicon, n’fund krejt fajet PDK-ja

Syla: Natën e zgjedhjeve Vjosa Osmani u ofrua për koalicon, n’fund krejt fajet PDK-ja
07/07/2026 - 08:47

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” se natën e zgjedhjeve Vjosa Osmani u ofrua për koalicion. Ndërkaq, Syla tha se në fund “gjitha fajet i ka PDK-ja”,...

Më shumëDetails

Rama sot udhëton drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara

Vrasja e policit gjatë një operacioni në Maliq, Rama: Do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”
07/07/2026 - 08:23

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë