Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mirëpritur vendimin e Nenad Rashiq, për të pranuar ftesën për diskutim rreth themelimit të Asociacionit, që do të bëhet në Ambasadën amerikane.
Rohde përmes një postimi në Twitter ka se është shumë e rëndësishme të çojnë përpara diskutimet për Asociacionin.
“Pajtohem plotësisht: Është shumë e rëndësishme për t’u çuar para diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serb. Më vjen mirë të dëgjojë ministri kosovar Nenad Rashiq e ka konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin e planifikuar për ASK-në më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka konfirmuar se ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një diskutim, më 31 janar, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.













