Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rolex, Q7 – Kush është i arrestuari për dallavere me prona që ishte drejtues i Prishtina Parking?

08/05/2026 - 14:43
në Lajme
A A
Rolex, Q7 – Kush është i arrestuari për dallavere me prona që ishte drejtues i Prishtina Parking?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka tronditur kryeqytetin të enjte. Tre persona, mes të cilëve figura të njohura publike dhe zyrtarë komunalë, janë vënë në pranga nën dyshime të rënda për falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme lidhur me tjetërsimin e pronave. Insajderi ju sjell detajet.

Në qendër të këtij aksioni është Liridon Restelica, rreth 42-vjeçar, i njohur për publikun si ish-kryeshefi i ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.

Bashkë me të, Policia ka arrestuar sipas Sinjalit edhe Fitim Sertolli, zyrtar në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Komunën e Prishtinës si dhe Ndriçim Sogojeven.

Ky grup dyshohet se ka bashkëpunuar në një skemë komplekse për manipulimin e dokumenteve pronësore, duke dëmtuar interesin publik dhe privat.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit kanë mësyrë katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë shtëpitë e të dyshuarve dhe zyrat e Kadastrit në Komunën e Prishtinës.

Gjatë këtyre bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar prova materiale që dëshmojnë stilin luksoz të jetesës dhe mjetet e përdorura për veprimtarinë e dyshuar: Veturë Audi Q7 (2017) – Vlera rreth 40,000 euro, veturë Skoda – vlera rreth 38,000 euro, orë dore Rolex si dhe pajisje teknologjike: 5 telefona, 4 USB, laptop dhe një HDD i jashtëm.

Po ashtu janë sekuestruar edhe dosje të shumta pronësore që dyshohen si pjesë e skemës së manipulimit.

Ky aksion vjen si vazhdimësi e një hetimi që ka nisur muaj më parë. Më 25 shkurt 2026, për të njëjtin rast ishin arrestuar edhe dy persona të tjerë, Mihajlo Milovanovic dhe Zhelko Jagodic.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në rend dite projektligje dhe ndryshime në komisionet parlamentare
02/11/2026 - 11:19

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet të shqyrtohen një sërë çështjesh që lidhen me punën e legjislativit dhe përgatitjet për seancën...

Më shumëDetails

U.d. e kryeprokurores në Pejë mban takim me prokurorët, merr vendimin e parë kundër dhunës në familje

U.d. e kryeprokurores në Pejë mban takim me prokurorët, merr vendimin e parë kundër dhunës në familje
02/11/2026 - 10:59

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur takime me prokurorët e shtetit dhe stafin administrativ të këtij institucioni, pas caktimit të...

Më shumëDetails

Skandal në ELKOS: AUV zbuloi dhe asgjësoi 21,226 kg produkte mishi të mykur të kompanisë Ramiz Kelmendit

Skandal në ELKOS: AUV zbuloi dhe asgjësoi 21,226 kg produkte mishi të mykur të kompanisë Ramiz Kelmendit
02/11/2026 - 10:50

Skandalet me cilësinë e mishit në kompaninë ELKOS Sh.P.K që menaxhon me rrjetin e marketeve ETC duket se nuk kanë të ndalur. AUV ka bërë të ditur se...

Më shumëDetails

Në vitin 1992, Hashim Thaçi, në cilësinë e liderit studentor, nderonte guximin dhe sakrificën e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Në vitin 1992, Hashim Thaçi, në cilësinë e liderit studentor, nderonte guximin dhe sakrificën e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
02/11/2026 - 10:21

Më 2 nëntor 1989, në Kodrën e Diellit në Prishtinë, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, dy veprimtarë të çështjes kombëtare, të cilët me qëndresën dhe sakrificën...

Më shumëDetails

Vrasje në tentativë në Podujevë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
02/11/2026 - 10:13

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur të dielën në Podujevë. Në raportin e Policisë thuhet se rreth orës 14:00 pas disa të shtënave me armë zjarri...

Më shumëDetails

Mbi 1 mijë çifte kosovare u shkurorëzuan brenda nëntë muajve, korriku prin me raste

Mbi 2 mijë çifte u shkurorëzuan brenda një viti, ja cila komunë prin me numrin më të madh të rasteve
02/11/2026 - 09:41

Vetëm për nëntë muaj, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 74 raste të shkurorëzimeve në vend. Sipas të dhënave të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Tragjedia në Gjilan, detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit dhe foshnjës – nëna e vogëlushes nuk jetonte me ta

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë