Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ronaldo i jep këshilla Mbappes për pozitën e re në fushë, e ka një porosi për tifozët e Realit

03/02/2025 - 11:27
në Sport
A A
Ronaldo i jep këshilla Mbappes për pozitën e re në fushë, e ka një porosi për tifozët e Realit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Cristiano Ronaldo i ka dhënë këshilla domethënëse Kylian Mbappes, i cili në Real Madrid po përballet me situatë të njëjtë me portugezin.

“CR7” në fillimet e tij të karrierës ishte një sulmues krahu, njëjtë si francezi, por në “Santiago Bernabeu” u zhvendos më në qendër të sulmit duke u bërë një “vrasës” para portave kundërshtare.

E i njëjti “fat” duket se po e pret edhe ish-futbollistin e Monacos dhe të Paris Saint-Germainit, përcjell “Gazeta Express”.

Prej se ka zbarkuar në Madrid, trajneri Carlo Ancelotti e ka zhvendosur atë në qendër të sulmit duke e pasur parasysh se në të majtë luan Vinicius Junior.

“Nëse do të isha tash në Real Madrid, do ta mësoja Mbappen se si të luajë në pozitën e 9-shit.”

“Është e vështirë për të sepse ai nuk di se si të luajë si qendërsulmues. Sipas mendimit tim, kjo nuk është pozita e tij natyrale.”

“Unë nuk isha sulmues qendre, por u mësova duke luajtur në këtë pozitë. Unë fillimisht luaja në krahë dhe isha sulmues anësor, por jo një sulmues tipik. Me kohë, u ambientova në pozitën e re…”

“Mbappe duhet ta bëjë të njëjtën gjë dhe të bëhet sulmues, por jo sulmues tipik i qendrës. Ai duhet ta bëjë të njëjtën gjë si unë.”

Gjithashtu, 39 vjeçari pati porosi edhe për tifozët madrilenë, të cilëve iu garantoi se Mbappe do të bëjë gjëra të mëdha në Madrid.

“Tifozë të Realit, kujdesuni për këtë djalosh, është lojtar shumë i mirë, lojtar i madh.”

“Real Madridi duhet ta ndihmojë dhe ta mbrojë atë, dhe nuk ka dyshim se ai do të sjellë shumë lumturi për tifozët.” /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Trajneri i Serbisë flet për Xhakën: Është një lojtar i madh
Sport

Xhaka e nënkupton se Kosova mund të bëjë historinë, por Zvicra duhet të jetë e pavëmendshme për ta lejuar

16/11/2025 - 15:01
Me plot energji pozitive, “Dardanët” nisin përgatitjet kundër Zvicrës
Sport

Me plot energji pozitive, “Dardanët” nisin përgatitjet kundër Zvicrës

16/11/2025 - 15:00
“Me ty, gjithmonë!”, Kurti uron Kosovën pas fitores historike në Slloveni
Lajme

“Me ty, gjithmonë!”, Kurti uron Kosovën pas fitores historike në Slloveni

16/11/2025 - 08:09
Duket që s’ka “finale” në Prishtinë, Zvicra shënon edhe golin e tretë
Sport

Duket që s’ka “finale” në Prishtinë, Zvicra shënon edhe golin e tretë

15/11/2025 - 22:30
Sllovenia me një lojtar më pak, ndëshkohet Stojanovic me karton të kuq
Sport

Sllovenia me një lojtar më pak, ndëshkohet Stojanovic me karton të kuq

15/11/2025 - 22:04
Rezultat që s’i konvenon Kosovës, Embolo kalon Zvicrën në epërsi
Sport

Rezultat që s’i konvenon Kosovës, Embolo kalon Zvicrën në epërsi

15/11/2025 - 21:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    “Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Afrim Muçiqi: Politikë e poshtër, kemi mbet në dorën e analfabetëve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • E tmerrshme: Hysamedin Feraj e quan PDK-në dhe LDK-në “djem të Serbisë”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Visar Ymeri i tregon “koalicionet” e VV’së në balotazh- Kurti tha se të gjithë u bënë bashkë kundër tyre

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Numërohen votat e diasporës, Ruzhdi Shehu mposht Agron Kuçin në Junik

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë