Al Nassr ka shënuar fitoren e radhës në Saudi Pro League.
Ata triumfuan 1:3 në udhëtim ndaj Al Wehdas, në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit saudit.
Cristiano Ronaldo shënoi golin e tretë të skuadrës sonte.
Tani, Al Nassr ka 31 pikë në vendin e dytë në tabelë, katër më pak se Al Hilal që i prin renditjes tabelare.