Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrahman Jasharaj: Ministri Murati kur flet për pagat nuk ka pse krenohet, po duhet të skuqet

15/10/2024 - 12:16
në Lajme
A A
Jasharaj-Sveçlës: Vizitove minatorët t’i frikësosh e t’ua mbyllësh gojën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

nga:Rrahman Jasharaj

Shkruan: Rrahman JasharajMinistri Murati nuk u ndal se lavdëruari për do farë rritje pagash në Kosovë edhe gjatë se dielës së kaluar. Ai deklarimin e vet e mbështeti edhe në ASK-në për t’u dukur se po thotë diçka, por ASK-ja e quan ngritje page edhe nëse ndodh një rritje ironike si ajo në arsim prej vetëm 28 euro në janarin e këtij viti sepse Murati e ngriti, pa pyetur as kë vlerën e koeficientit të pagave nga 105 në 110 euro.

Ministri Murati këto deklarime i bën për të krijuar një përshtypje se gjoja në Kosovë ka pasur rritje pagash dhe kështu ai dëshiron që në opinion, se paku te ata që i besojnë, t’i prezantoj si të paarsyeshme kërkesat legjitime të SBASHK-ut e të sindikatave tjera për rritje të vlerës së koeficientit për se paku 30 %.Ministri Murati është i njohur për qasje të gabuar ndaj dialogut dhe me qasje edhe armiqësore ndaj sindikatave dhe veçmas ndaj SBASHK-ut , por realiteti i tregon se në vend që të krenohet se gjoja paska pasur rritje të pagave, ai duhet të skuqet kur flet për këtë çështjen e pagave. Ministri duhet ta dij se ngritje të lartë të çmimeve të artikujve elementar të jetës kanë ndodhur vazhdimisht e rritje të dukshme të pagave, që do të mundësonin përballje më të lehtë me këto çmime nuk ka pasur.

Ministri duhet të lë zënkat e deklaratat plot krekosje e të shoh realitetin , i cili është i hidhur. Ministri Murati duhet të lexojë statistikat edhe të vendeve rreth nesh.Në ato shtete çmimet e artikujve elementar janë si te ne, apo pak më të larta, por Qeveritë atje i janë përgjigjur situatave dhe kanë bërë ngritje të dukshme të pagave në arsim e në sektorët tjerë. Ministri Murati le të hedh shikimin drejt Shqipërisë dhe do të shoh se kjo që po them unë është e vërtetë. Mësuesit atje i është bërë paga 900 e më shumë euro e mos të flasim për pagën e mësuesit në Mal të Zi.

Ministër Murati ti me deklaratat tuaja për ngritje pagash mund të marrish ndonjë duartrokitje nga ata që të besojnë verbërisht, por mijta të punësuar në sektorin publik e dinë të vërtetën dhe janë shumë të mllefosur në ty sepse ata mezi po e lidhin fillimin e muajit me fundin e tij dhe janë shumica në kredi. Mos harro se këtë vit ke bërë lëvizje të pagës në Arsimin Parauniversitar për vetëm 28 euro dhe këtë punëtorët e arsimit e kanë konsideruar ngritje ironike e nënçmuese e pagës.Pra, Ministri Murati kur flet për pagat nuk ka pse krenohet, po duhet të skuqet.

(Autori është Kryetar i SBASHK-ut)

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë