Ish Gjenerali i FSK-së dhe ish njëri prej themeluesve të UÇK-së, Rrahman Rama, do të kandidoj për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së.
Ai do të mbajë numrin 7 në listën e PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Veriu.info.
Ish deputeti i PDK-së thotë se angazhimi për vendin ka qenë, është dhe do të mbetet qëllimi kryesor i imi.
Postimi i Rrahman Rama:
Qytetarë të dashur,
Angazhimi për vendin ka qenë, është dhe do të mbetet qëllimi kryesor i imi.
Bashkë me Bedri Hamzën nuk do të ndalemi së punuari për një Kosovë të zhvilluar e të sigurt.
Duke ju falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme, ju njoftoj se edhe për zgjedhjet e 28 dhjetorit do të kem numrin 7 në listën e PDK-së.
Faleminderit!














