Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrëfimi i kosovarit që u tentua të kidnapohej nga serbët në Bërnjak

09/01/2023 - 21:07
në Kryesore, Lajme
A A
Rrëfimi i kosovarit që u tentua të kidnapohej nga serbët në Bërnjak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një qytetar i Kosovës (L.D.) ka rrëfyer se si u tentua të kidnapohej në pikën kufitare Bërnjak, në anën serbe. Rasti ka ndodhur dje (8 janar) rreth orës 13:00.

Siç thotë ai, në veturë kishte qenë bashkë me gruan dhe nënën e ishin nisur për vizitë tek disa familjarë në fshatin Ribariq, që ndodhet në Serbi. Gjithçka shkoi mirë derisa në anën serbe të atij vendkalimi, iu kumtua lajmi që ka një ndalesë, por pa i dhënë arsye.

Kështu iu mor çelësi i veturës, dhe ai i dërgua në një barakë aty afër. Më pas, sipas tij, personat që e ndaluan biseduan në telefon me disa të tjerë të cilët do vinin për ta marrë me një veturë kombi.

“Dje unë me gruan dhe nënën jemi nis me shku te disa familjarë prej Mitrovice në Ribariq, fshat 10 km përtej kufirit Bërnjak edhe kam shku në kufi, jam lajmëru në kufirin e Kosovës, më kanë dhënë leje me vazhdu. Kur kam hy në kufirin e Serbisë, ata më thane që unë kam një ndalesë. Kështu që më kanë parku në kufi edhe kanë hy me verifiku se çka është ajo ndalesë. Kam prit disa minuta aty, kur ka dalë nga aty, ka ardh polici më tha çelësat e veturës, ka hy i ka marrë vet i ka hjek edhe tha hajde me mu. Kom shku pas tij, më kanë fut në një barakë. Aty më kanë qu me një çosh dhe më thane ulu këtu e mos lëviz. Edhe e kanë mbyll derën me çelës. Unë duke tentu që me pyet pse po më ndaloni edhe cila është arsyeja. Më thane arsyen e kupton kur vinë me të marrë ata. Unë i thash kush janë ata, pse po vin me më marrë mu. Më tha “ata kur të vin të tregojnë pse”. Kanë telefonu ata prej atje edhe i kanë thane që me kanë është ky person, i thanë që qenka me gruan shtatzënë dhe nanën. I thane merrja dokumentacionin boni fotokopje verifikoj kush janë edhe ato liroj e këtë mbaje edhe konfiskoja telefonin. Edhe më kanë pyet ku po shkon, kush janë ata me emra me mbiemra. Më bënin pyetje maltretuese. Kur kontaktuan mes vete me ata “agjentat” që kishin me ardh me më marrë mu i thane se na po nisemi tash, ora rreth 13:10, por nuk mundemi me mbërri deri në ora 16. Edhe aty e kuptova që ata po vinë prej larg, nuk janë police të stacioneve përreth. Ata thane që vim e marrim me një kombi“, thotë ai për Indeksonline.

Tutje ai tregon që kur dëgjoi atë bisedë mes tyre, planifikoi arratisjen, që fatmirësisht ia doli.

“Kur e kom kuptu që është një kidnapim, atëherë kam planifiku vetëm me ik. Edhe kam bë planin për me ik. Kam kërku që më dal me marr ajër të pastër e ujë derisa i kom shpërqendru policinë e Serbisë. Jom afru te vetura i kom thane gruas se këta po dojnë me më arrestu edhe merrni letërnjoftimat e juaj edhe ju kthenu për Kosovë.

I kom thane policit a ka mundësi me ia dhanë çelësin e veturës gruas, këto le të kthehen e ju keni punë me mu. Jo tha. Këto munden me u kthy. Edhe i thash gruas ju vazhdoni, kur gruaja filloj me ecë pak në drejtim Kosovës, unë kom fillu me vrapu, e kom kalu atë baraken e atyre. Kom kalu edhe barakën e Policisë së Kosovës edhe vazhdova në drejtim të territorit të Kosovës. Aty kam shpëtu. E kam njoftu policinë e Kosovës, ata kanë shku e kanë marrë nanën edhe gruan. Makina Mercedes C Class ka mbet aty, ka mbet çelësi i veturës, telefoni, patent shoferi, letërnjoftimi edhe çelësi i banesës“, u shpreh ai.

L.D. pohon se këtë rast ka raportuar edhe në Policinë e Kosovës, derisa thotë se nuk e di arsyen e kësaj ndalese si dhe gjërat që iu morën.

“Sot isha në Polici, ata e panë me kamera qe vetura ende ishte në kufi edhe e ruanin dy police serb. Unë kërkoj me dit arsyen pse. Në veturë nuk është gjet asgjë ilegale as nuk e di pse ma kanë ndalë veturën. Nuk kam probleme me askënd“. shprehet ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë