Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrëfimi i ushtarit që mbante fotografinë e Rugovës në varrimin e tij, si e kujton atë ditë?

26/01/2026 - 08:13
në Kryesore, Lajme
A A
Rrëfimi i ushtarit që mbante fotografinë e Rugovës në varrimin e tij, si e kujton atë ditë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 26 janar të vitit 2006, Demë Maloku si pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, po mbante në duar fotografinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova, në ditën e ceremonisë së lamtumirës së fundit.

20 vjet pas, kujtimet e asaj dite të ftohtë janari, janë të freskëta për ushtarakun.

“Ka qenë thjeshtë një hierarki, një zbatim i urdhërit nga ana ime dhe të kolegëve të mi të asaj kohe, i cili urdhër ka ardhë nga gjenerali Agim Çeku që ishte komandant i joni në atë kohë. Bëhet fjalë në atë kohë nuk kishim ministër Mbrojtje, dmth vetëm komandanti i Shtabit të Përgjithshëm që  ishte atëherë gjeneral Agim Çeku dhe ne kemi zbatuar urdhërin e tij për me kry një detyrë të caktuar”, kujton ai .

Asokohe, Maloku kujton se organizimi ishte një sfidë mjaft e madhe.

“Ka qenë një kohë mjaft sfiduese, kanë qenë përafërsisht katër-pesë ditë 24 orë parapërgatitjet, stërvitjet, deri në detaje se si do duket pjesa e ceremonisë së varrimit të presidentit Rugova, të gjitha ato detaje, dhe 24 orë para ngjarjes në ushtri është praktikë me u bë prova gjenerale”, tregon Maloku.

Vështirësitë, Maloku tregon se shtoheshin edhe nga fakti që në atë kohë, skena politike ishte mjaft e polarizuar.

“Ka qenë një kohë e shumë skenë e polarizuar në kuptimin politik në Kosovë dhe me të vërtetë ka qenë sfiduese, por ne si ushtarak të dalë nga lufta kemi prirje që t’i zbatojmë urdhërat dhe atë e kemi bërë të gjithë ne edhe unë në këtë rast. Zbatimi i udhërave është obligim nuk është çështje e vullnetit”, shprehet ai.

Megjithatë, motivi për ushtarakët ishte shumë i lartë.

“Presidenti Rugova, e kaluara e tij politike prej vitit 89 e tutje mendojmë që ai e ka merituar një përcjellje të lavdishme në përjetësi mirëpo nga ana tjetër edhe pjesa e pasluftës, marrja e organizimit të ceremonisë etj. në kuptimin institucional ka qenë një përgjegjësi dhe një sfidë”, thotë Maloku.

Maloku që ishte një ndër organizatorët e ceremonisë, ka dhënë kontribut edhe në luftën e fundit në Kosovë, si një nga komandantët në betejën e Koshares.

JU REKOMANDOJMË

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu: Vepra heroike e të burgosurve politikë dhe sakrifica e tyre qëndrojnë fuqishëm në themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu: Vepra heroike e të burgosurve politikë dhe sakrifica e tyre qëndrojnë fuqishëm në themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë
22/05/2026 - 18:17

Kandidati për deputet nga PDK, Lulzim Aliu, ka takuar disa nga të burgosurit politik, sakrificën e të cilëve e ka voerëduar lartë duke dhënë se ajo qëndron në...

Më shumëDetails

Viktor Buzhala për shtesat e qeverisë: Përpara 100-shet i keni pa veç në televizor

Viktor Buzhala për shtesat e qeverisë: Përpara 100-shet i keni pa veç në televizor
22/05/2026 - 18:02

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Viktor Buzhala, i cili në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 78, ka komentuar vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen...

Më shumëDetails

Oda Amerikane kritikon masat financiare të qeverisë në detyrë: Nuk sjellin zhvillim afatgjatë

Oda Amerikane kritikon masat financiare të qeverisë në detyrë: Nuk sjellin zhvillim afatgjatë
22/05/2026 - 17:26

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me përdorimin e masave të njëhershme financiare nga Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se ato nuk ofrojnë zgjidhje të...

Më shumëDetails

Ideja e Merz për “anëtarësim të asociuar”, Konjufca: S’mbështesim kurrfarë propozimi që krijon dhoma të pritjes në BE

Ideja e Merz për “anëtarësim të asociuar”, Konjufca: S’mbështesim kurrfarë propozimi që krijon dhoma të pritjes në BE
22/05/2026 - 17:10

Kosova e mirëpret çdo nismë që synon përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian, por mbetet skeptike ndaj ideve që mund ta mbajnë atë në një status të ndërmjetëm....

Më shumëDetails

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnimin bazik për kërkim-shpëtim urban

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnimin bazik për kërkim-shpëtim urban
22/05/2026 - 17:02

Në qendrën ndërkombëtare të trajnimit për kërkim-shpëtim u realizua trajnimi bazik për kërkim-shpëtim urban, me pjesëmarrjen e personelit nga njësitet e FSK-së dhe pjesëtarë nga ushtria e Republikës...

Më shumëDetails

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Kur një qeverie iu kujtohen pensionistët, studentët e punëtorët veç pak ditë para zgjedhjeve, kjo quhet kalkulim për vota

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni: Kur një qeverie iu kujtohen pensionistët, studentët e punëtorët veç pak ditë para zgjedhjeve, kjo quhet kalkulim për vota
22/05/2026 - 16:34

Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistë dhe fëmijë, duke e quajtur këtë si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    Ja kur do të kryhet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Futën qytetaren në kredi 25 mijë euro pa dijeninë e saj, arrestohen menaxheri dhe analisti i ‘Ziraat Bank’ (Emrat)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Arsi Company” ka nisur projektin e ri në qendër të Mitrovicës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë