Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrëqethëse – Kusari Lila paraqet autokritikën para Albin Kurti, sikurse Mehmet Shehu para Enver Hoxhes me 1981

20/01/2022 - 14:29
në Lajme
A A
Kusari-Lila: LVV-ja në opozitë ka pasur të drejtë, edhe kur më ka kundërshtuar mua
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Gurpit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari është shfajësuar për përgjegjësinë që ajo e ka pasur si ministre vite më parë, për privatizimin e distribucionit të energjisë elektrike. Një veprim të ngjajshëm me Kusarin e kishte bërë edhe Mehmet Shehu para Enver Hoxhes në vitin 1981, kur ishte shfajësuar për gabimin që kishte bërë me lejimin e fejesës së djalit të tij.

Mimoza Kusari, sot në kuvend tha se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të drejtë gjatë kohës sa ka qenë në opozitë, edhe kur e ka kundërshtuar vetë atë si ministre e zëvendëskryeministre.

“Unë jam duke i bartur pasojat e asaj të cilës ju vazhdimisht po i referoheni. Megjithatë unë prapë po deklaroj, publikisht, me përgjegjësi intelektuale, morale e njerëzore, qe po e them: kanë pasë të drejtë Lëvizja Vetëvendosje edhe kur kemi qenë në anë të kundërta. Kanë pasur të drejtë. Edhe mua kur më kanë refuzu. Edhe mua kur më kanë kundërshtu. Të paktën këtë mund t’ua them”, tha ajo.

Kusari-Lila tha se në kohën e privatizimit të distribucionit të energjisë elektrike, ka qenë anëtare e komisionit qeveritar në cilësinë e ministres, por ka shtuar se “dihet kush e ka kryesu atë”.

Një veprim të ngjajshëm me Kusarin e kishte bërë edhe Mehmet Shehu para Enver Hoxhes në vitin 1981.

Shehu e pranonte se kishte bërë gabim që kishte lejuar fejesën e djalit të tij me vajzën e një familje që nuk ishte e partisë se tyre.

Ai para se të niste autokritikën thoshte se gjatë gjithë jetës së tij si komunist, kishte zbatuar drejt vijën e Partisë, në të gjitha fushat e saj, por se në fund ai kishte bërë një gabim të rëndë.

Thelbin e gabimit të rëndë thotë se e kishte kuptuar por për tu sqaruar i duhej t`I shpejgonte  mbi rrethanat dhe pastaj të analizoj shkaqet e të bëj autokritikë para anëtarëve të partisë.

“Këto kohët e fundit unë bëra një gabim të rëndë pikërisht në kuadrin e luftës së klasave. Është fjala për dhënien e aprovimit nga unë, djalit tim të mesëm, Skënderit, për fejesë me vajzën e profesor Qazim Turdiut, i cili ka një rreth familjar të gjerë me përbërje politiko-shoqërore armiqësore, krejtësisht të papërshtatshme për t’u bërë fejesa e djalit tim me vajzën e tij”, thoshte Shehu në lëtrën dërguar partisë, pasi që Enver Hoxha nuk e kishte lejuar të fliste ditën e parë kur mbahej takimi.

“Tashti, kur e shoh çështjen thellë, më bëhet e qartë se, pavarësisht nga ato informata që mora për familjen e Qazim Turdiut (për vetë Qazimin, të shoqen, djalin dhe vajzën) dhe pavarësisht nga ajo që m’u tha se familja e ngushtë e Qazim Turdiut nuk mban lidhje me fisin e arratisur e me qëndrim armiqësor – pavarësisht nga të gjitha këto, edhe me aq sa u informova në fillim nga vetë djali (Skënderi), ato të dhëna ishin të mjaftueshme për t’u refuzuar fejesa nga ana ime menjëherë dhe në mënyrë kategorike”.

“Dhe e them me ndërgjegje të pastër dhe me sinqeritetin komunist se patjetër do ta kisha refuzuar një fejesë të tillë, me një vajzë nga një familje me një rreth familjar të tillë, po të qe se do të më kërkonte ndokush tjetër mendim për lidhjen e një fejese me atë vajzë, nga ai rreth familjar”, thoshte Shehu.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë