Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Rreth 200 mijë qytetarë kanë lëshuar vendin në dy-tri vitet e fundit”

15/11/2023 - 09:27
në Lajme
A A
“Rreth 200 mijë qytetarë kanë lëshuar vendin në dy-tri vitet e fundit”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çmimet e produkteve esenciale po vazhdojnë të kenë ngritje.

Gjatë muajit tetor kjo ngritje është vërejtur më shumë.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,3% në muajin tetor 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Situatën ekonomike në Kosovë e ka analizuar për Front Online ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

Ngritja e çmimeve sipas Rukqit më së keqi reagon tek të varfëritë.

Ai thotë se tek perimet edhe karburantet është vërejtur më shumë rritje.

“Kemi vazhdimisht një trend të inflacionit është më i ulët në muajt e fundit por ka pësuar prap rritje ke një periudhë e cila ishte më stabile, impakti është i madh tek te varfëritë pasi jemi duke fol për produkte bazike, kemi parë një rritje të dukshme të perimeve edhe tek pjesa e karburanteve”.

Rukiqi thotë se Qeveria nuk po reagon ndaj kësaj situate.

Ai tha se ngritja e çmimeve e ka dëmtuar xhepin e qytetarëve.

“Nuk shohim ndonjë veprim të Qeverisë për ta adresuar këtë çështje e cila e ka dëmtuar dukshëm xhepin e qytetarëve të vendit. Raporti i pulsit publik i fundit e sheh një rritje të varfërisë nga viti 2021 te 2022 nëse përkthehet ajo përqindja në vlerë është rreth 25 mijë persona më të varfëruar. Politikat publike të Qeverisë edhe ato që ekzistojnë edhe pse janë pak fare politik publike nuk po ndikojnë aspak në jetën e qytetarëve, qeveria të ndërmerr masa”, tha Rukiqi.

Anëtari I LDK-së, Berat Rukiqi duke folur ka akuzuar Qeverinë aktuale për mos përkrahjen e policisë, shëndetësisë e disa sektorëve të tjerë.

Rukiqi thotë se shtyllat e fuqishme punëtore kanë mbet pa përkrahjen e dorës së shtetit.

Ai tha se shteti po I bullizon e linçon gratë e burrat që po shërbejnë për Kosovën.

“Jemi duke fol gjithmonë se si të jemi më të fuqishëm si shtet e ato shtyllat e fuqishme kanë mbet pa përkrahje e dorës së shtetit. Qeveria s’ka detyrë më të rëndësishme se sa të kujdesët për kategoritë e policisë, shëndetësisë e tjera. Grat e burrat që japin shërbim çdo ditë shteti i injoron i ofendon i linçon e bullizon kanë arsye që të shkojnë në vende të tjera ashtu siç po e bëjnë viteve të fundit”.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se për 8 muaj përmes “Superpunës” janë punësuar 7 mijë të rinj që janë përfitues të punësuar.

Ai thotë se Qeveria aktuale improvizon me çdo ndihmë.

“Ka shumë kompani të cilët kanë aplikuar për këtë skemë për me pas një subvencionim këto janë skema improvizimi çdo gjë te kjo qeveri është improvizim si ndihmë por kjo nuk krijon model të rritjes së qëndrueshme ekonomike e as krijim të qëndrueshëm të vendeve të punës”, ka thënë Rukiqi.

Qeveria e Kosovës javë më parë ka miratuar buxhetin për vitin 2024, prej 3.3 miliardë euro.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike tashmë anëtar i LDK-së, Berat Rukiqi e ka vlerësuar si buxhet diskriminues për komunat që nuk i udhëheq VV.

Rukiqi ka përmendur disa projekte që sipas tij po injorohen nga pushteti.

“Ministria e Infrastrukturës është buxhet diskriminues për komunat e zonat të cilat nuk udhëheqë VV ka vendos me i dënuar kolektivisht qytetarët kemi fol disa herë si parti për Prishtinën. Me vite kërkohet projekti i unazës as nuk lejohet të diskutohet por injorohet. Qentë endacak që është problem nacional s’pashë projekt për projektin e energjisë të cilat janë me rëndësi për qytetarët, asnjë projekt nuk shoh në asgjë”, tha Rukiqi.

Ai thotë se buxheti I ndarë shkon më së shumti tek komunat e udhëhequra nga partia në pushtet.

Rukiqi e ka vlerësuar si keqmenaxhim çështjen e buxhetit nga Qeveria.

“Shumica e buxhetit shkon tek komunat e VV. Në këto projektet ekzistuese nuk ka progres, Qeveria as në vitin tjetër nuk planifikon me nisë vetë asnjë projekt, vetëm 13% janë ndarë për projekte të reja pra janë në vazhdimësi projektet e së kaluarës të cilat nuk po përfundojnë. Nuk ka asnjë projekt të përfunduara nuk ka asnjë të ri që e ka nisë kjo është qeverisja me mjetet tona që është keqmenaxhim se qeverisë i jepen për besim që me na kthy mjetet me projekte e zhvillim”, thotë ai.

Data 1 janar I 2024 kur bëhet realizimi i vizave për kosovarët po afrohet.

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se sfidë serioze do të jetë fillimi i vitit të ri për kompanitë.

Sipas tij, do të mbesin pa fuqi punëtore.

Ai thotë se brenda 2-3 vite janë larguar 200 mijë qytetarë nga vendi.

“Indikacionet janë që rreth 200 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin në dy-tri vitet e fundit. Kemi një numër të madh që tash i mungon tregut të punës kjo është e trishtë se s’ka ekonomi që funksionin pa fuqi punëtore. Nga komunikimi me kompanitë ka mungesë serioze në disa sektorë por edhe frikë se çka i pretë. Kompanitë kanë filluar t’i zëvendësojnë me staf nga vendet e tjera kjo është sfidë serioze”, ka përfunduar Rukiqi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë