Ish-deputetja Rrezarta Krasniqi ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin për kryetar të komunës, Xhafer Tahiri, dhe ekipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).<
Në një postim publik, ajo u shpreh se Tahiri dhe ekipi i tij janë ata që do të sjellin ndryshim dhe zhvillim në Vushtrri, duke theksuar përkushtimin e tyre për qytetarët dhe për një të ardhme më të mirë.
Le të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbështesim këtë vizion për një Vushtrri më të mirë,” shkroi Krasniqi, duke i bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për të realizuar këtë qëllim.
Ky reagim vjen në kuadër të angazhimeve të LDK-së për zgjedhjet lokale, ku përmes programit të saj, synon të sjellë zhvillime në infrastrukturë, ekonomi dhe mirëqenie sociale për qytetarët e Vushtrrisë.












