
Soleta e një objekti ndërtimi është rrëzuar në periferi të Kaçanikut.
Nga Policia e Ferizajt kanë bërë të ditur për Gazeta Blic se janë lënduar dy persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizajt.
Policia ka thënë po ashtu se rasti po hetohet, derisa është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e ngjarjes”.
“Në ora 13:25 ka ndodhur ky rast. Lëndime kanë pësuar 2 persona, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Kaçanik, janë dërguar në Qendrën në Ferizaj, të cilët po trajtohen. Rasti është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e ngjarjes”. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë është inspektoriati i punës. Rasti po hetohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazeta Blic.











