Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Po ashtu, sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 540













