Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka deklaruar se muaji korrik ka pasur një rritje të ndjeshme të personave të cilët janë paraqitur me meningjit.
Vishaj ka thënë se në Klinikën Infektive, numri i pacientëve ka arritur deri 48 për spitalizim, kryesisht nga mosha pediatrike.
“Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar me Meningjit akut gjithsej tetë pacientë, dy nga këta pacientë janë mosha pediatrike me meningjit viral dhe gjashtë me meningjit bakteror. Nga fillimi i viti 2023, e deri në qershor, janë spitalizuar gjithsej 38 pacientë me meningjit. Nga muaji korrik e deri më sot, kemi pasur një rritje të ndjeshme të kërkesës për spitalizim me meningjit viral te moshat pediatrike, gjithsej 43 pacientë. Kjo rritje ka karakter sezonal dhe është evidente edhe krahasuar me vitin paraprak” tha Vishaj.
Po ashtu, ai tha se infeksioni meningjit kërkon vëmendje të shtuar te popullata, derisa shtoi se Klinika Infektive në Prishtinë, ka kapacitet të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve me meningjit.
Sipas tij, deri tani nuk ka pasur raste me fatalitet te pacientët me meningjit viral.












