Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rritja e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Qeveria të deklarohet nëse do të lejojë të ketë apo do të marrë masa

25/02/2025 - 11:44
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hykmete Bajrami e LDK-së ka akuzuar Qeverinë Kurti se për katër vjet e ka lënë vendin në mëshirën e çmimeve të importit.

Deklarata e saj vjen pas kërkesës së kompanive e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Bajrami tha se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë nëse do të ketë rritje apo nëse Qeveria në detyrë do të ndërmarrë masa.

“Në mandatin e kaluar, kjo qeveri DYFISHOI çmimin e energjisë elektrike. Sipas raportimeve të mediave, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar një rritje tjetër të çmimit prej rreth 35%, që do të jetë barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset”.

Bajrami tha se “ata duhet ta dinë se edhe dhe një rritje tjetër e faturave të energjisë do të jetë e papërballueshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve – nuk munden qytetarët në vazhdimësi të paguajnë më shumë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së qeverisë”.

Deklarata e plotë e Bajramit:

A DO TË RRITET PRAPË ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE?

Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë: A do të rritet sërish çmimi i energjisë elektrike?

Në mandatin e kaluar, kjo qeveri DYFISHOI çmimin e energjisë elektrike. Sipas raportimeve të mediave, kompanitë e sektorit të energjisë kanë kërkuar një rritje tjetër të çmimit prej rreth 35%, që do të jetë barrë e papërballueshme për ekonomitë familjare dhe bizneset.

Çfarë ka bërë qeveria Kurti për të rritur prodhimin e energjisë? Zero investime në kapacitete gjeneruese që nga viti 2021:

❌ Asnjë projekt i ri për prodhimin e energjisë,

❌ Asnjë investim në kapacitetet ekzistuese,

❌ Asnjë strategji për uljen e varësisë nga importi,

Për 4 vite, qeveria ka lënë vendin në mëshirën e çmimeve të importit, ndërkohë që qytetarët paguajnë fatura gjithnjë e më të larta. Si është e mundur që paguajmë gjithnjë më shumë, por nuk kemi asnjë MËh shtesë të prodhuar në katër vitet e fundit?

Derisa Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka pranuar dhe po shqyrton kërkesat e kompanive për lejimin e të hyrave për 1 prill 2025 deri me 31 mars 2026, Qeveria në detyrë po heshtë.

Qeveria në detyrë e ka për obligim të deklarohet nëse do të lejojë të ketë edhe rritje tjetër të çmimit të energjisë nga 1 prill, apo do të marrë masa për ta parandaluar?

Ata duhet ta dinë se edhe dhe një rritje tjetër e faturave të energjisë do të jetë e papërballueshme për pjesën dërrmuese të qytetarëve – nuk munden qytetarët në vazhdimësi të paguajnë më shumë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së qeverisë.

Mjaft më me rritje çmimesh, mjaft më me justifikime!

Qytetarët ende po bartin barrën e inflacionit mbi 50% të produkteve të konsumit bazë. Energjia nuk është lluks është domosdoshmëri për secilën familje.

JU REKOMANDOJMË

Bëhuni gati! Ja cilën ditë fillon bora në Kosovë
Lajme

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

10/01/2026 - 02:08
Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së
Lajme

Jashari takon Gjenerallejtënant Stubbs: Partneriteti me SHBA-në, thelbësor për modernizimin e FSK-së

10/01/2026 - 02:04
Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë Dragonara të Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015
Lajme

Arben Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë Dragonara të Maltës! Ishte i regjistruar që prej vitit 2015

10/01/2026 - 02:02
Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj
Lajme

Presidenti kroat: Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj

09/01/2026 - 22:52
Trumpi do që gjigantët amerikanë të naftës të investojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë
Lajme

Trumpi do që gjigantët amerikanë të naftës të investojnë 100 miliardë dollarë në Venezuelë

09/01/2026 - 22:47
Kupchan: Ligji amerikan i mbrojtjes synon të nxisë Kosovën e Serbinë të tejkalojnë ngërçin, ka shqetësime për qasjen e Kurtit
Kryesore

Kupchan: Ligji amerikan i mbrojtjes synon të nxisë Kosovën e Serbinë të tejkalojnë ngërçin, ka shqetësime për qasjen e Kurtit

09/01/2026 - 22:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • Top Channel: Altin Dumanit i aprovohet kërkesa për angazhim në Kosovë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Koalicioni me LVV-në ‘ndez’ Fushë Kosovën, PDK ndahet në dy taborre që s’e njohin njëra-tjetrën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Lim Hoti, ish-i dashuri i Albës dhe Bias futet në BBVA

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë