Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrjedh afati për formimin e Qeverisë, Hoti thotë se LVV dy herë e mori mandatin pa asnjë bazë

12/11/2025 - 12:55
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti ngre shqetësimin: Policëve u mungon shujta e plotë dhe veshmbathja cilësore për verë e dimër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas dështimit të formimit të qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ndryshoi mandatarin, duke zëvendësuar Albin Kurtin me Glauk Konjufcën.

Më 4 tetor, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka dhënë mandatarin për formimin e qeverisë së re kandidatit të propozuar nga LVV, Glauk Konjufcës.

Ndërkohë që afati për formimin e qeverisë ka nisur të rrjedhë, nga LVV nuk ka pasur ende asnjë deklaratë nëse kanë arritur të krijojnë shumicën për të votuar Konjufcën si kryeministër.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, shprehet skeptik sa i përket formimit të Qeverisë nga LVV.

Ai ka deklaruar se që nga muaji prill është ditur se nuk po mund të formohet shumica.

“Nuk shoh asnjë mundësi për formimin e qeverisë. Këta e dinë edhe këta që dy herë e morën mandatin pa asnjë bazë. Nga prilli dhe maji është ditur se nuk po mund të formohet shumica. Pavarësisht kësaj, e mbajtën vendin në bllokadë duke mos hapur mundësinë për të shkuar në zgjedhje”, deklaroi ai.

Po ashtu, as nga PDK dhe nga AAK nuk ka pasur ndonjë përgjigje se si do të jetë qëndrimi i tyre rreth formimit të Qeverisë.

Ndërsa, mandatari për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk e di saktë se sa i ka gjasat për t’u bërë kryeministër.

Ai ka deklaruar se nëse Kosova do të ketë një qeveri të re apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, nuk varet tërësisht nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi nevojiten edhe votat e partive të ish-opozitës.

“Ne e kemi në dorë për me propozuar mandatarin e dytë, me këtë rast unë u propozova ku edhe presidentja më mandatoi si kandidat. Kabineti im dhe unë si kryeministër do të dalim në seancë kur ne do të vendosim ditën e saktë. A do të votohem apo jo, më së shumti në dorë e kanë deputetët e partive të tjera. Ju e dini se deri tani në këtë kompozicion tonë të numrave të mazhorancës nuk kanë qenë më shumë sesa 56-57”, tha ai.

Para disa ditësh, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se për vendin është më mirë të votohet Qeveria.

“Meqenëse nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë propozimin (Glauk Konjufcën mandatar për formimin e Qeverisë) pa vonesë, me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit, dhe opozita e ka në dorë ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill, cilado prej tyre për neve është e pranueshme, por le të bashkëpunojmë e të ecim përpara”, ka pohuar Kurti.

Që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, më 9 shkurt, vendi ka mbetur pa formimin e institucioneve të reja. /Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Specialja ngrit aktakuzë ndaj një personi për kanosje

Specialja ngrit aktakuzë ndaj një personi për kanosje
28/05/2026 - 14:40

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj I.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kanosja”. Sipas aktakuzës, i...

Më shumëDetails

Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë

Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë
28/05/2026 - 14:29

Analisti i njohur politik, Azem Vllasi, ka komentuar klimën aktuale që po dominon për zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas Vllasit, dominimi dhe garimi po karakterizohet nga ata që...

Më shumëDetails

Tahiri: Miliona po derdhen veç Kurti me mbet në pushtet, kush po thotë që Kosova është e varfër?

Tahiri: Macron nuk përmendi njohjen e Kosovës nga Serbi – kjo njëanshmëri është dështim i diplomacisë së Kosovës
28/05/2026 - 14:24

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka kritikuar qeverinë në detyrë për shpërndarjen të miliona eurove para fushatës zgjedhore. Ajo ka bërë me dije se kjo po bëhet...

Më shumëDetails

Limaj vendos logon e PDK-së në profil

Limaj vendos logon e PDK-së në profil
28/05/2026 - 13:35

Fatmir Limaj ka vendosur logon e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në profilin e tij në rrjetet sociale. Megjithëse nuk pranuan që Limaj të ishte pjesë e listës...

Më shumëDetails

Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme, Kurti: Grupi Punues po i analizon të gjitha aspektet

Kryeministri s’i përgjigjet kryesuesit të Këshillit Prokurorial
28/05/2026 - 13:20

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media është deklaruar lidhur me themelimin e xhandarmërisë.Kurti, ka thënë se e njëjta do themelohet në përputhje me sistemin...

Më shumëDetails

A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë? Deklarohet Sveçla

Xhandarmëria serbe në kufi – Sveçla: Provokime që do të dështojnë, të gatshëm të ballafaqohemi me çfarëdo sfide
28/05/2026 - 13:14

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje se si do të funksionojë xhandarmëria, të cilën Qeveria e Kosovës e përmendi ditë më parë si një mekanizëm të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    635 Shpërndaje
    Shpërndaje 254 Tweet 159
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë