
Sot rreth orës 17:00 si pësojë e rrokullisjes së traktorit në fshatin Bivolak të Vushtrrisë ka vdekur një 74 vjeçar.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 17:00 është raportuar se si pasojë e rrokullisjes së traktorit dhe lëndimeve të pësuara ka humbër jetën viktima mashkull 74 vjeç. Bazuar në informatat fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, derisa viktima ishte duke punuar me traktor, ka thënë Zahiti.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët QKUK-së në Prishtinë./Veriu.info












