Një person në Skenderaj është rrokullisur me traktor, derisa ishte duke lëvruar arën e tij, njofton Veriu.Info.
Sipas njoftimit të policisë ai ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur në Rakinicë, Skenderaj.
Raporti policor:
Fsh. Rakinicë, Skenderaj 18.02.2024 – 14:30. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është rrokullisur me traktor derisa ishte duke lëvruar në arën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në trajtim intensiv.













