
Zëvendës ministri Infrastrukturës Hysen Durmishi ka thënë se ish ministri Pal Lekaj do të ketë një ‘mal’ me akuza në rastin e Bechtel Enka.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ka ‘zbuluar’ se si Pal Lekaj në kohën sa ka qenë ministër i paska ndarë edhe 44 milionë të tjera për këtë kompani, përveç 53 milionëshit.
Durmishi ka thënë se i përfshirë në këtë ‘aferë’ është edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në atë kohë shef i qeverisë.
Reagimi i plotë:
Edhe kontratë me “çelsa në dorë” e edhe aneks kontratë për punë shtesë vetëm te ne bënë vaki kjo punë. E sidomos bënë vaki kur në pyetje është Pali e Bechtel Enka.
Nuk i paskan mjaftuar 53 milionë, por tash po del që edhe 44 milionë euro të tjera i’a paskan dhënë Bechtelit! Sigurisht, nga buxheti i shtetit, me dorëlirësinë e qeverisë Haradinaj.
Rrush me aktakuza do të bëhet Pali, por nuk duhet harruar që Pal Lekaj nuk ka qenë kandidat e as ministër i pavarur, ai ka qenë i emëruar e shërbyer kryeministrit e qeverisë Haradinaj, andaj nuk mund ta trajtojmë si rast të izoluar. Shpresoj që edhe gjykatat ta kryejnë punën e tyre.












