Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rryma pa çmim fiks: Çka mëson Kosova nga fqinjtë?

04/06/2025 - 11:05
në Lajme
A A
Rryma pa çmim fiks: Çka mëson Kosova nga fqinjtë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është përcjellë me kundërshtime edhe në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut, por sot konsiderohet si një mundësi për të kontrolluar më mirë shpenzimet.

Kosova e nisi këtë proces me bizneset e mëdha më 1 qershor, por vazhdon të ketë reagime dhe shqetësime si për çmimet, ashtu edhe për përgatitjen e vendit.

Përfaqësuesit e subjekteve ekonomike kërkojnë të shtyhet së paku për një vit, duke argumentuar se çmimet e ofruara nga kompanitë e licencuara për furnizim me rrymë, janë shumë më të larta se të rregulluarat nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

Çka nënkupton liberalizimi i tregut të energjisë elektrike?
Me vendim të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), nga 1 qershori, 2025, të gjitha kompanitë në Kosovë që kanë më shumë se 50 punëtorë ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, janë detyruar të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

Kjo do të thotë se këto biznese nuk furnizohen më me energji me çmime të rregulluara nga shteti, por duhet të zgjedhin vetë një furnizues të licencuar dhe të negociojnë çmimin.

Çmimet në tregun e hapur varen nga kërkesa dhe oferta, prandaj mund të jenë më të larta dhe të ndryshueshme.

Shqipëri: Liberalizimi me faza dhe sfida
Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Shqipëri ka nisur që prej vitit 2011, por zbatimi praktik ka filluar gradualisht nga viti 2018, sipas niveleve të tensionit të rrjetit elektrik.

Fillimisht, në tregun e hapur kanë kaluar bizneset e lidhura në tension prej 35 kilovatesh (kW), më pas ato në 20 kW dhe së fundmi në 10 kW.

Ato janë zakonisht biznese të mëdha, si: uzina, miniera, spitale private, qendra tregtare dhe institucione financiare me më shumë shpenzime të energjisë, thotë Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai pranon se kalimi në treg të lirë përcillet me sfida, pasi çmimet janë më të larta dhe të paqëndrueshme.

Aktualisht, ato sillen në rreth 19 centë për kilovat në orë.

“Këto janë çmime më të larta sesa të rregulluarat”, thekson Jaka.

Bizneset në Shqipëri mund t’i zgjedhin furnizuesit vendorë ose bursat ndërkombëtare – varësisht nevojave dhe marrëveshjeve.

Jaka thotë se, në shumicën e rasteve, ato furnizohen nga prodhuesit vendas, meqë Shqipëria ka sasi të mjaftueshme të rrymës, të prodhuar nga burimet vendore, por në rastet kur kërkesa e tejkalon ofertën e brendshme, ato importojnë nga bursat ndërkombëtare.

Në Entin Rregullator të Energjisë në Shqipëri janë të licencuara 26 kompani që ofrojnë shërbimin e furnizimit me energji.

Eksperti i energjisë në këtë vend, Lorenc Gordani, thotë se liberalizimi i tillë i tregut, ndonëse në fillim i vështirë, në afat të gjatë bëhet i leverdishëm, sepse i jep biznesit mundësi ta zgjedhë vetë furnizuesin dhe të negociojë kushte më të favorshme.

“Një gjë e tillë u jep bizneseve më shumë kontroll mbi kostot e tyre operative dhe i nxit furnizuesit të jenë më inovativë dhe efikasë”, thotë Gordani për Radion Evropa e Lirë.

Sfida kryesore për bizneset në Shqipëri, ai kujton se kanë qenë mungesa e informacionit për të vepruar në treg të hapur dhe numri i kufizuar i furnizuesve me energji.

Ai pranon se në disa raste – sidomos gjatë krizës energjetike në Evropë, të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës – bizneset që kanë dalë në tregun e lirë, kanë paguar çmime shumë më të larta sesa ato të rregulluarat.

Por, me kalimin e kohës dhe rritjen e konkurrencës, thotë Gordani, çmimet stabilizohen dhe pasqyrojnë në mënyrë më të drejtë raportin kërkesë-ofertë.

Maqedoni e Veriut: Kriza energjetike si pikë kthese
Në Maqedoninë e Veriut, Ligji për energjinë që hapi rrugën e liberalizimit të tregut, u miratua në vitin 2018, por licencimi i kompanive furnizuese nisi vetëm pas vitit 2020.

Kalimi real në treg të hapur ndodhi në vitin 2021, në kulmin e krizës energjetike në Evropë.

Sami Morina, anëtar i Këshillit Drejtues në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, thotë se në fillim bizneset hezituan, pasi çmimet ishin shumë të larta dhe kapacitetet vendore mungonin.

Por tani, sipas tij, situata ka ndryshuar.

“Shumë kompani e konsiderojnë të favorshme blerjen e energjisë nëpërmjet bursave ndërkombëtare, pasi mund t’i bëjnë vetë kalkulimet dhe parashikimet për kostot mujore apo sezonale”, thotë Morina për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ato e blejnë energjinë kryesisht në bursën hungareze, HUPEX, me çmime që variojnë deri në 110 euro për megavat në orë.

Në tregun maqedonas janë të licencuara 80 kompani furnizuese dhe nga viti 2023 operon edhe MEMO – institucioni që i publikon çmimet e ditës së ardhshme.

Një tjetër zhvillim pozitiv, sipas Morinës, është edhe investimi i bizneseve në burime të ripërtërishme të energjisë dhe në teknologji për ruajtjen e energjisë.

“Ato e blejnë energjinë kur çmimi në treg është më i ulët dhe e përdorin atë në periudhat kur rritet çmimi, duke përfituar kështu ekonomikisht”, thotë Morina.

Kosovë: Debat dhe pasiguri që në nisje

Në Kosovë janë të licencuara 21 kompani për furnizim me energji dhe një tjetër është në proces të licencimit.

Nga 1 qershori, kompanitë e mëdha janë jashtë tregut të rregulluar dhe është dashur të lidhin kontrata me furnizues të licencuar.

ZRRE-ja ka vlerësuar se procesi ka kaluar me sukses, ndërsa bizneset që nuk kanë lidhur ende kontrata me kompanitë e licencuara, janë duke u furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës – në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit – për një periudhë dymujore.

Një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të kërkojnë nga ZRRE-ja ta shtyjë procesin, duke thënë se dalja e bizneseve në treg të hapur do të ketë “efekte të mëdha negative” si për vetë ato, ashtu edhe për ekonominë dhe qytetarët.

Përfaqësues të bizneseve kanë protestuar, po ashtu.

Arben Kllokoqi, ekspert i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, thotë se liberalizimi i tregut të energjisë është proces i domosdoshëm dhe ligjërisht i detyrueshëm për Kosovën që nga viti 2016.

Pavarësisht sfidave, ai thotë se nuk sheh arsye që Kosova të mos e zbatojë këtë model, i cili ka funksionuar në rajon.

Liberalizimi i tregut të energjisë është kërkesë e Bashkimit Evropian përmes Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të nënshkruar që në vitin 2005.

Traktati në fjalë është nënshkruar nga Kosova, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia.

Ai i detyron vendet që të harmonizojnë legjislacionin dhe të ndjekin hapjen graduale të tregjeve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë