Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se Policia e Kosovës ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme të kripto-minimit në Zubin Potok.
Ajo theksoi se ky aktivitet i paligjshëm është i nxitur nga mospagesa e faturave të energjisë e cila është edhe arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, shkruan “Mitropol”.
“Mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla të paligjshme. Kjo është arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë.”, shkroi ajo.
Rizvanolli ka kërkuar që ashtu siç Kosova i ka përmbushur të gjitha angazhimet e saj, edhe Serbia ta bëjë një gjë të tillë urgjentisht.
“Ne i përmbushëm të gjitha angazhimet tona. Koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë, urgjentisht!”, ka shkruar Rizvanolli në Twitter.












