Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rudari: Në vitin 2023 u kryen 1300 operacione në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, 300 vetëm të venave

26/05/2024 - 11:42
në Lajme
A A
Rudari: Në vitin 2023 u kryen 1300 operacione në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, 300 vetëm të venave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se kjo klinikë, përkundër se ishte nën renovime, ka kryer rreth 1300 operacione të suksesshme gjatë vitit të kaluar.

Rudari ka thënë se nga këto operacione, 300 sosh ishin intervenime në vena. Edhe pse është numri më i lartë i operacioneve të tilla ndonjëherë, ai ka thënë se lista e pritjes së pacientëve për operacione të venave mbetet ende shumë e gjatë, që nga paslufta.

Përveç listës së pritjes, Rudari ka theksuar se problem kyç mbetet mungesa e anesteziologëve. Ai ka thënë se fatmirësisht, patologjia e venave zakonisht nuk e rrezikon jetën e pacientit, prandaj prioritet marrin rastet më të rënda.

“Klinika e Kirurgjisë Vaskulare është e vetmja qendër në Kosovë që jep shërbime nga kjo patologji, domethënë vetëm në QKUK për momentin ofrohen shërbime të llojit të tillë, patologji vaskulare”.

“Vitin që shkoi, edhe përkundër që kemi qenë në renovime edhe të sallave, prapëseprapë nuk është që s’kemi punuar. Diku rreth 1300 operacione i kemi realizuar dhe prej tyre kanë qenë 300 operacione të venave. Numër kaq të lartë, 300 operacione venash, asnjëherë më herët s’kemi mundur t’i realizojmë në vitet paraprake”.

“Mirëpo, kjo ka qenë sfidë. Lista e pritjes së venave është qysh nga paslufta e këndej. Edhe pse është krijuar salla e venave, prapëseprapë kemi listë të pritjes. Fatmirësisht, patologjia e venave nuk e rrezikon jetën e pacientit, nuk jep pasoja të cilat kanë prioritet, se po të kishin pasur prioritet, do t’i kishim kryer. Kemi raste që kanë shumë më shumë prioritet në patologjinë vaskulare të cilat po të mos intervenohet mund të shkaktojnë pasoja se sa sëmundjet e venave. Ato sëmundje të venave të cilat kanë prioritet nuk i lëmë me pritë dhe i kryejmë”, ka thënë Rudari.

Përveç listës së pritjes, ai për EO, ka thënë se problem tjetër është mungesa e anesteziologëve. Edhe pse sallat janë rinovuar tashmë, mungesa e tyre nuk po i lejon që të punojnë me kapacitet të lartë.

“Problemi kyç për momentin, tek lista e pritjes, është mungesa e anesteziologëve, nuk kemi anesteziolog adekuat. Sallat janë rinovuar, i kemi tri salla, por nuk kemi anesteziolog për tri salla. Ndoshta brenda javës e kemi vetëm një ditë ku mundemi me punua edhe pse i kemi dy anesteziologë, tjerat ditë, domethënë katër ditë, e kemi vetëm nga një anesteziolog. Kemi patologji të cilat janë shumë më urgjente të cilat kërkojnë trajtim”.

Ai ka shtuar se këtë vit, kjo klinikë ka kryer rreth 500 operacione, ndërsa ka theksuar se shtrirja e pacientëve paraqet një tjetër problem, por se problem kryesor mbetet mungesa e anesteziologëve.

“Përveç kësaj, kemi problem edhe me shtrirjen e pacientëve edhe pse tek intervenimet e venave, hospitalizomi është 24 orë, prapëseprapë për këtë kishim bë zgjedhje. Problemi kyç mbetet tek anesteziologët, s’kemi anesteziologë. Nuk është vetëm problemi ynë, është problemi i krejt SHSKUK-së. Deri më tash këtë vit, diku afër 500 operacione i kemi të realizuara edhe përkundër asaj që na është dashur të punojmë në salla tjera, në klinika tjera. Nuk është numër i vogël i intervenimeve”, ka thënë Rudari.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë