Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës

28/10/2026 - 09:16
në Lajme
A A
Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ani pse zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë ende larg, debati për udhëheqjen e ardhshme të partisë ka nisur tashmë. Përplasjet verbale ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me postin e kryetarit të partisë, deputeti i kësaj partie, Ukë Rugova, i sheh si pjesë të demokracisë së brendshme, duke shprehur mirëkuptim për vështirësitë me të cilat përballet Abdixhiku në këtë pozitë.

Rugova ka theksuar se LDK-ja ka traditë demokratike dhe se është e rëndësishme që proceset brenda partisë të zhvillohen në frymën e demokracisë.

“LDK-ja ka zgjedhje të rregullta vitin e ardhshëm, në nëntor të vitit të ardhshëm, dhe deri atëherë të shohim cilët kandidatë do të jenë dhe a do të vazhdojë zoti Abdixhiku, apo do të ketë kandidatura të tjera. LDK-ja është partia e parë demokratike që është themeluar në këto treva, në trojet etnike shqiptare, por po ashtu edhe në rajonin e Ballkanit, sado që demokracia është prezente gjithmonë në LDK”, ka deklaruar Rugova për EO.

I pyetur për deklaratat rreth garës për kryetar të LDK-së dhe për përplasjen verbale ndërmjet Përparim Ramës dhe Lumir Abdixhikut, si dhe nëse do ta mbështeste njërin prej tyre, Rugova ka thënë se për momentin nuk dëshiron të përcaktojë se kë do ta përkrahë.

“Po, kjo është pjesë e demokracisë së brendshme në LDK, t’i presim kur vjen koha e zgjedhjeve, atëherë e shohim se kë e përkrahim”, ka thënë ai.

Rugova është pyetur edhe nëse pret që, përveç kandidatëve të mundshëm që janë përmendur deri më tani, të ketë edhe kandidatura të tjera për udhëheqjen e partisë.

“Zakonisht në LDK gjithmonë ka kandidat dhe kundërkandidat, sado që nuk është diçka e re edhe nëse del ndonjë kandidat tjetër”, është shprehur deputeti i LDK-së, për Ekonomia Online.

Duke folur për punën e kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, dhe mundësinë që ai ta ketë mbështetjen e tij për vazhdimin e mandatit, Rugova ka thënë se e kupton vështirësinë e pozitës që Abdixhiku ka trashëguar, veçanërisht duke pasur parasysh historinë e LDK-së dhe udhëheqjen e saj nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

“Po, kam përsëritur shpesh që për zotin Abdixhiku nuk është e lehtë të trashëgojë një pozitë atje, ku është si kryetar i LDK-së pas partisë, partisë prej prezencës së Ibrahim Rugovës, vetë duke qenë e di se çfarë presioni është, sado që e kuptoj që edhe zoti Abdixhiku, kryetari Abdixhiku, nuk e ka të lehtë”, ka deklaruar ai.

Rugova ka theksuar nevojën për bashkëpunim brenda partisë, duke thënë se përtej zhvillimeve dhe garës së ardhshme për kryetarin, synimi duhet të jetë avancimi i proceseve në interes të vendit.

“Po gjithmonë edhe i kam thënë që bashkë ne duhet të punojmë që t’i shtyjmë proceset përpara për të mirë të Kosovës”, shtoi Rugova.

Kyetari i Prishtinës, Përparim Rama gjatë muajit tetor ka deklaruar se është i gatshëm ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rama tha se është i gatshëm për këtë angazhim, duke theksuar se ka pasur biseda për ketë çështje si me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, si dhe me anëtarë të tjerë të partisë.

“Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar, po them, ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj me e ofru këtë ndihmë. Normal që jam i interesuar me i ndihmu Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me nxjerr prej aty ku është. Si gjithmonë, kam qenë aty për ta, jam aty për ta, do të jem aty për ta”, u shpreh Rama.

Ndërkaq kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku shkurt i reagoi deklaratëve të Ramës duke u shprehur se është nivel i ulët.

“Këto janë diskutime të nivelit të ulët për nivelin e politikës së Kosovës”, tha ai.

Më 30 korrik Abdixhiku u rizgjedh sërish kryetar i LDK-së me 170 vota.

JU REKOMANDOJMË

Nga kërcënimet te vr’asja e Arlinda Zekajt, detajet e dosjes së Prokurorisë dhe zhvillimet e fundit

Nga kërcënimet te vr’asja e Arlinda Zekajt, detajet e dosjes së Prokurorisë dhe zhvillimet e fundit
28/10/2026 - 09:11

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxjerrë në pah një histori të raportuar të kërcënimeve, dhunës në familje dhe kërkesave për mbrojtje nga...

Më shumëDetails

Kurti: Raportin për lëshimet institucionale në rastin Arlinda Zekaj e pres deri nesër në orën 18:00

Kurti: Raportin për lëshimet institucionale në rastin Arlinda Zekaj e pres deri nesër në orën 18:00
28/10/2026 - 09:00

00Share Button Gazeta Blic Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke ngritur shqetësime...

Më shumëDetails

Partitë arabe, çelësi për fatin e qeverisë së re në Izrael

Partitë arabe, çelësi për fatin e qeverisë së re në Izrael
28/10/2026 - 08:45

Partitë arabe, çelësi për fatin e qeverisë së re në Izrael Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Izrael tregojnë një garë të ngushtë mes bllokut të Benjamin Netanyahut dhe...

Më shumëDetails

Qeveria mban mbledhje, ky është rendi i ditës

28/10/2026 - 08:29

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot, më 28 tetor, mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit, mbledhja do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 08:00....

Më shumëDetails

Zëdhënësi i Aleancës: Nga panika për atë që i pret nga lideri suprem, VV-ja ka eskaluar duke u shtyrë se kush ia bën më shumë argatin Dejonës

Zëdhënësi i Aleancës: Nga panika për atë që i pret nga lideri suprem, VV-ja ka eskaluar duke u shtyrë se kush ia bën më shumë argatin Dejonës
28/10/2026 - 07:55

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka thën se përfaqësuesit e Vetëvendosjes, nga frika e asaj që i pret nga lideri i tyre, po garojnë mes vete se kush...

Më shumëDetails

Policia deklarohet pas arrestimit të Albert Sylajt

Policia deklarohet pas arrestimit të Albert Sylajt
28/10/2026 - 07:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë