Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, është shprehur i shqetësuar për të dhënat e instituti GAP, që tregojnë se 28 për qind e qytetarëve të Kosovës planifikojnë të largohen nga Kosova.
Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se është shkëputur nga realiteti dhe nuk po merret fare me këtë dukuri.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri i Kosovës po e injoron këtë fakt dhe po merret me luftë imagjinare me Serbinë.
“28% e qytetareve te Kosoves, planifikojne te migrojne, sipas nje hulumtimi te sapopublikuar nga Instituti GAP, krashas 200,000 te tjereve, qe kane migruar ne 3 vitet e fundit. I shkeputur totalisht nga ky realitet shqetesues, Kryeministri i vendit flet per lufte imagjiare, ndersa e injoron çdo problem real qe kane qytetaret e vendit, perfshire koston e jeteses, shendetsine, arsimin, etj. Kryeminister, lufta reale eshte sigurimi i perspektives per qytetaret dhe zhvillimi i vendit. Nga kjo lufte, ke dezertuar Kryeminister”, ka shkruar Rukiqi.
Postimi i plotë:












