Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rukiqi: Mbi 170 persona në ditë e lëshojnë Kosovën, Qeveria banalizon me këtë problem

17/07/2024 - 09:41
në Lajme
A A
Rukiqi: Mbi 170 persona në ditë e lëshojnë Kosovën, Qeveria banalizon me këtë problem
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Berat Rukiqi, ish- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë për “Front Online” se është shqetësuese që kryeministri nuk i merr seriozisht të dhënat lidhur me rënien e numrit të banorëve.

Ai thotë se në bazë të statistikave të ambasadave janë mbi 170 persona me leje pune në ditë që lëshojnë Kosovën.

“Shqetësuese që kryeministri nuk i merr fare seriozisht këto të dhëna. Kryeministri vazhdon të thotë që njerëzit do të kthehen në Kosovë, e në fakt trendi vazhdon edhe sot nëse i marrim statistikat zyrtare të ambasadave, nuk po flas për ndonjë largim tjetër por ato që janë leje pune, mbi 170 persona në ditë e lëshojnë Kosovën”, theksoi ai.

Rukiqi thotë se kjo mungesë vërehet në shumë aspekte, pasi njerëzit me shkathtësi të caktuara po e lëshojnë Kosovën për një jetë më të dinjitetshme.

“Kjo rënie e qytetarëve reflektohet pastaj në shumë aspekte, si te fuqia blerëse si te pjesa e fuqisë punëtore. Njerëzit me shkathtësi të caktuara e kanë një trend të ikjes, po e lëshojnë Kosovën për një jetë më të dinjitetshme në një vend tjetër. Madhësia e ekonomisë pastaj ka ndikime edhe tjera, sa i përket atraktivitetit për ndonjë biznes apo për investime tjera”, tha tutje ai.

Për deklarimet e zyrtarëve qeveritar se ka rritje page mesatare dhe punësim, Rukiqi thotë se është mashtrim dhe propagandë nga Qeveria. “Deklarimet për rritje page dhe punësim, është një mashtrim me shifra të pagës mesatare, është pjesë e propagandës së vazhdueshme të Qeverisë”.

Poashtu Rukiqi thotë se Qeveria nuk e merr këtë problem seriozisht, duke cilësuar se kanë krijuar humor nga kjo situatë dhe duke e banalizuar atë.

“Qeveria nuk po e merr seriozisht këtë problem. Një qeveri e përgjegjshme e merr seriozisht një problem të tillë, dhe e diskuton e trajton më ndryshe. Këta kanë krijuar humor prej kësaj, zvkryeministri Bislmi ka thënë që gjyshërit po i vizitojnë nipat, pra e kanë banalizuar problemin. Një qeveri e banalizon një problem kaq të rëndësishëm ajo është pjesë kryesore e problemit”, tha ai.

Në fund, ai thotë se Qeveria duhet të planifikoj se si të ju ndihmoj vendeve që po zbrazen që të ruhet një pjesë e identitetit

“Qeveria duhej të bëjë planifikime se si me ju ndihmu vendeve që po zbrasen që ta ruajnë sadopak një pjesë të identitetit edhe të numrit të banorëve të cilët e mundësojnë me qenë këto komuna funskionale”, tha Rukiqi.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë