Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa i rëndësishëm është gazsjellësi rus “Nord Stream 2” për Europën dhe pse Biden është kundër?

09/02/2022 - 21:43
në Kryesore, Lajme
A A
Sa i rëndësishëm është gazsjellësi rus “Nord Stream 2” për Europën dhe pse Biden është kundër?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërcënuar se do të bllokojë hyrjen në funksionim të gazjesllësit “Nord Stream 2” nëse Rusia pushton Ukrainën.

Gazjellësi nënujor lidh drejtpërdrejt burimet ruse të gazit natyror me Evropën nëpërmjet Gjermanisë dhe është i përfunduar, por ende nuk është vënë në funksionim. Ai është bërë një temë qendrore ndërsa qeveritë perëndimore përpiqen të parandalojnë një sulm rus ndaj fqinjit të saj

Në të kaluarën, ai ka qenë një burim tensioni midis Shteteve të Bashkuara, që kundërshtuan projektin, dhe Gjermanisë. Kancelari Olaf Scholz tha se të gjitha opsionet ishin në tryezë, por nuk përmendi gazsjellësin “Nord Stream 2” në konferencën e përbashkët të shtypit me presidentin Biden në Uashington. Nëse tanket ruse hyjnë në Ukrainë, “nuk do të ketë më Nord Stream 2”, tha presidenti Biden të hënën. Kancelari Scholz theksoi nevojën për t’i mbajtur sanksionet disi evazive për të ushtruar presion ndaj Rusisë në mënyrë që ajo të ulë tensionet.

Çfarë është “Nord Stream 2”?

Një tubacion gazi natyror 1,230 kilometra i gjatë nën Detin Baltik, që shtrihet nga Rusia deri në brigjet baltike të Gjermanisë.

Ai do të dyfishonte kapacitetin e gazsjellësit të mëparshëm “Nord Stream”, duke ofruar 110 miliardë metra kub gaz në vit dhe do të anashkalonte Ukrainën dhe Poloninë, të cilat do të humbnin përfitimet nga tarifat e tranzitit të gazit natyror rus përmes territorit të tyre. Ata thonë gjithashtu se projekti do të rriste ndikimin ekonomik të Rusisë mbi Evropën.

Tubacioni është mbushur me gaz natyror, por ende nuk ka hyrë në funksionim sepse është në pritje të miratimit nga rregullatorët gjermanë të shërbimeve dhe Komisioni Evropian.

Cili është interesi i Rusisë tek gazjellësi “Nord Stream 2”?

Kompania shtetërore Gazprom thotë se gazjellësi do të plotësojë nevojat në rritje të Evropës për gaz natyror me kosto të përballueshme dhe do të plotësonte gazjellësin ekzistues që kalon përmes Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Evropa importon pjesën më të madhe të gazit natyror që konsumon, dhe rreth 40% e sasisë së importuar vjen nga Rusia. “Nord Stream 2” do të ofronte një alternativë ndaj sistemit të vjetëruar të Ukrainës, kosto më të ulët duke kursyer tarifat e tranzitit të paguara në Ukrainë dhe Poloni dhe do të shmangte rastet e ndërprerjeve të shkurtra të furnizimit me gaz natyror, si ato që ndodhën në vitet 2006 dhe 2009 për shkak të mosmarrëveshjeve për çmimin dhe pagesat midis Rusisë dhe Ukrainës.

Pse presidenti Biden është kundër gazjellësit “Nord Stream 2”?

Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë të NATO-s si Polonia dhe Ukraina e kanë kundërshtuar projektin përpara se administrata e presidentit Biden ta bënte këtë. Ata thonë se kjo i jep Rusisë mundësinë e përdorimit të gazit natyror si një armë gjeopolitike.

Presidenti Biden hoqi dorë nga sanksionet kundër operatorit të gazjellësit “Nord Stream 2” kur ai ishte pothuajse i përfunduar në këmbim të një marrëveshjeje nga Gjermania për të vepruar kundër Rusisë nëse ajo përdor gazin natyror si armë gjeopolitike ose sulmon Ukrainën. Por Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mendojnë se “Nord Stream 2” është një ide e keqe.

Ndërkohë, kancelari Scholz, i cili mori drejtimin e Gjermanisë në dhjetor, e mbështeti projektin kur ishte ministër i financave në qeverinë e paraardhëses së tij Angela Merkel. Edhe Partia e tij Social Demokrate e ka mbështetur projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Ndërsa kancelari Scholz nuk e përmendi në mënyrë specifike gazjellësin “Nord Stream 2”, ai tha se Rusia do të përballet me “pasoja të rënda” dhe se sanksionet duhet të jenë gati para paraprakisht.

Si do ta bllokonte Presidenti Biden gazjellësin “Nord Stream 2”?

Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione të rënda financiare, duke penalizuar këdo ose çdo kompani që bën biznes që lidhet me gazsjellësin, duke frikësuar në mënyrë efektive bankat dhe bizneset dhe duke e bërë të pamundur funksionimin e “Nord Stream 2”. Presidenti Biden nuk ka thënë nëse kjo është rruga që ai mund të ndjekë. I pyetur të hënën se si Amerika do të bllokonte diçka që është nën kontrollin gjerman, zoti Biden tha: “Ju premtoj, ne do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë”, pa dhënë hollësi të tjera. Kancelari Scholz shtoi, “Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë masë rreth së cilës ne do të kemi një qasje të ndryshme. Ne do të veprojmë së bashku.”

Republikanët dhe demokratët në Kongres kanë kundërshtuar prej kohësh gazjesllësin “Nord Stream 2” për shkak të ndikimit që ai i jep Rusisë mbi Evropën. Ata kanë qenë të ndarë për muaj të tërë mbi kohën se kur duhet të vendosen sanksionet e lidhura me gazjellësin “Nord Stream 2”, pra nëse ato duhet të vendosen tani apo vetëm nëse Rusia e pushton Ukrainën. Mbështetësit e projektligjit nuk kanë pranuar të bëjnë komente mbi kompromisin për të cilin ata po punojnë.

Në Gjermani, procesi i miratimit është paraqitur si një vendim rreptësisht ligjor, jo politik, duke ngritur pikëpyetje se çfarë mekanizmi mund të përdoret nëse Rusia sulmon Ukrainën. Në Evropë, sanksionet kundër Rusisë për aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014 u vendosën pas arritjes së një kompromisi në nivel të Bashkimit Evropian.

A do të ndihmojë gazsjellësi “Nord Stream 2” në zgjidhjen e krizës së furnizimit me gaz natyror në Evropë?

Hyrja në funksionim e “Nord Stream 2” nuk do të zgjidhte menjëherë problemin e Evropës me mungesat në furnizimin me gaz natyror. Meqenëse rregullatorët nuk do ta miratojnë atë për muaj të tërë, gazsjellësi rus nuk mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave për ngrohje dhe energji elektrike këtë dimër pasi kontinenti përballet me mungesa të gazit natyror. Për ta zgjidhur këtë problem, kompania Gazprom duhet të dërgojë më shumë gaz natyror në Evropë përmes tubacioneve ekzistuese.

Mungesat këtë dimër kanë vazhduar të rrisin shqetësimet rreth Rusisë dhe gazit natyror. Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se mungesa nënvizon nevojën për miratim të shpejtë të gazjellësit “Nord Stream 2”. Rusia pakësoi shitjet afatshkurtëra të gazit natyror, megjithëse ajo i përmbushi kontratat afatgjata me klientët evropianë, dhe nuk arriti të mbushë depon e saj nëntokësore në Evropë.

Disa analistë thonë se Rusia duhej të mbushte së pari rezervat e veta dimërore dhe kompania Gazprom ka theksuar rolin e saj si një furnizues i besueshëm afatgjatë. Cilido qoftë motivi, komentet e zotit Putin nuk lehtësuan shqetësimet se Rusia është e prirur të përdorë gazin natyror për arsye politike.

A ka Rusia kontrollin lidhur me gazin natyror?

Megjithëse Evropa ka nevojë për gazin natyror rus, kompania Gazprom nga ana tjetër varet tek tregu evropian për shitje për të mbështetur buxhetin e qeverisë ruse. Dhe Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje të detyrojë Gazpromin të respektojë shumë nga rregullat e tij kundër monopolit në vitet e fundit.

Kjo ndërvarësi është arsyeja pse shumë ekspertë mendojnë se Rusia nuk do të ndërpresë furnizimin me gaz natyror për Evropën edhe nëse konflikti mbi Ukrainën përshkallëzohet, dhe zyrtarët rusë kanë nënvizuar se nuk kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë./voa

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë