Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa ka fituar Leo Messi në Inter Miami që kur u largua nga PSG-ja?

16/04/2024 - 12:22
në Sport
A A
Sa ka fituar Leo Messi në Inter Miami që kur u largua nga PSG-ja?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lionel Messi ka fituar para të majme që kur iu bashkua Inter Miamit në verën e kaluar.

Klubi nga Major League Soccer e bëri një goditje të madhe e cila “e shkoi” botën e futbollit në vitin 2023 kur e zyrtarizoi transferimin e yllit argjentinas.

Kampioni i botës i kaloi dy vjet në Paris Saint-Germain pas largimit nga Barcelona në vitin 2021, por vendosi kundër qëndrimit në klubin francez pasi i skadoi kontrata.

Pas muajsh spekulimesh, Messi iu bashkua klubit të David Beckhamit për t’u bërë transferimi më i madh në histori të ligës MLS.

Pak muaj pas debutimit të tij, Messi e udhëhoqi Inter Miamin drejt triumfit në Kupën e Ligës, që ishte edhe trofeu i parë në histori të klubit.

Miami dështoi ta siguronte pjesëmarrjen në Play-Off në edicionin e kaluar, por ky ekip është në krye të Konferencës së Lindjes në këtë edicion me 15 pikë të grumbulluara nga 9 ndeshje të zhvilluara.

Ashtu siç pritej, Messi u bë lojtari më i paguar në MLS që kur iu bashkua klubit nga Miami.

Duke e parë se sa paguhen lojtarët tjerë në ligën amerikane, tetë herë fituesi i Topit të Artë e ka një rrogë marramendëse.

Në tetor të vitit të kaluar, Asociacioni i Lojtarëve i MLS-së ndau informacione rreth rrogës së lojtarit argjentinas, por edhe të tjerëve.

Ato statistika zbulonin se Messi e merr një rrogë bazë prej 12 milionë dollarësh në vit, respektivisht 11,3 milionë euro, njofton “Sport Bible”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithashtu, ai i mori edhe 8,4 milionë dollarë (7,9 milionë euro) ekstra pagesë për kontratë dhe nga bonuset.

Në krye të krejt këtyre, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i PSG-së merr para të majme edhe nga kontratat që i ka me kompanitë e njohura si Adidas dhe Apple.

Për më tepër, ai e merr një pjesë të parave të fituara nga shitja e fanellave të Adidas, partner teknik i MLS-së dhe nga kontrata luksoze e ligës MLS-së me Apple TV për transmetimin e ndeshjeve.

Këto marrëveshje bëjnë që Messi t’i marrë në vit mes 50 e 60 milionë dollarë (47 milionë euro deri në 56 milionë euro).

Këtë e kishte thënë edhe bashkëpronari i Inter Miamit, Jorge Mas për “El Pais” kur Messi kishte nënshkruar me klubin amerikan.

Në bazë të këtyre statistikave, Messi i merr mes 960 mijë dollarë (903,8 mijë euro) dhe 1,15 milion dollarë (1,08 milion euro).

Ai i është bashkuar klubit të ri më 16 korrik të vitit 2023, që nënkupton se Messi është bërë pjesë e jetës në Florida qe 39 javë.

Pra, që kur iu bashkua Inter Miamit, Messi i ka fituar diku mes 36 milionë dollarë (33,8 milionë euro) dhe 45 milionë dollarë (42,3 milionë euro) përmes rrogës, bonuseve dhe marrëveshjeve të marketingut.

Me 20,4 milionë dollarë në vit (19,1 milionë euro), Messi është larg lojtari më i paguar në MLS, duke i konsideruar të hyrat veç rroga dhe bonuset, pa marketing.

JU REKOMANDOJMË

Nico Williams i vendos kushte Barçës, kjo i jep ultimatum
Sport

Nico Williams i vendos kushte Barçës, kjo i jep ultimatum

30/06/2025 - 14:04
Dembele ia merr Messit të gjitha pajisjet sportive pas ndeshjes
Sport

Dembele ia merr Messit të gjitha pajisjet sportive pas ndeshjes

30/06/2025 - 12:31
Reali interesohet për talentin holandez
Sport

Reali interesohet për talentin holandez

30/06/2025 - 12:29
Luis Enrique s’ka dyshim: Messi, më i miri në histori
Sport

Luis Enrique s’ka dyshim: Messi, më i miri në histori

29/06/2025 - 14:20
Në Barcelonë vendoset se kush do të jetë kapiten dhe kush do t’i gjuajë penalltitë e goditjet e lira
Sport

Në Barcelonë vendoset se kush do të jetë kapiten dhe kush do t’i gjuajë penalltitë e goditjet e lira

29/06/2025 - 14:19
Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)
Lajme

Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)

28/06/2025 - 20:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pamjet flasin ndryshe, IPK demaskon dhunën e tre policëve të Klinës ndaj një qytetari

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë