Pas publikimit të komunikeve mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit, reagoi Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke e lexuar për “kompletim të mozaikut të mafisë energjetike”.
“Si pasojë e veprimeve të mafisë energjetikes (Albin, Dejona, Martin, Nagip, etj), sot paguajmë dyfish çmimin e energjisë elektrike. Sa kat Dubrava?”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.









